Page 22 - Demo
P. 22


                                    18Faktorët, fuqitë dhe rrënjët95 pikëVlerësim 11 Irisi dhe Jani përpiqen të shkruajnë numrin 19 800 si prodhim të faktorëve të thjeshtë.Irisi shkruan: 19 800 = 23 × 32 × 52 × 11 Jani shkruan: 19 800 = 2 × 33 × 5 × 11Kush është i saktë? Shkruani numrin 19 800 si prodhim të faktorëve të tij të thjeshtë, duke përdorur fuqitë. Tregoni metodën tuaj. [2]2 Të gjithë katrorët e numrave më të mëdhenj se 1, mund të shkruhen si shumë e dy numrave të thjeshtë.a Tregoni se ka dy mënyra për ta paraqitur numrin 16 si shumë të dy numrave të thjeshtë. [2]b Tregoni se ka pesë mënyra për ta paraqitur numrin 64 si shumë të dy numrave të thjeshtë. [3]c Tregoni se ka vetëm një mënyrë për të paraqitur një katror të plotë tek si shumë të dy numrave të thjeshtë. [2]3 Mësuesja e çoi klasën e saj në kopshtin zoologjik për të parë majmunët. Një fëmijë çapkën e hapi derën e kafazit dhe i la majmunët të dilnin jashtë, aty ku ishin fëmijët. Mësuesja numëroi rreth 70 kokë dhe bishta. Raporti midis kokëve dhe bishtave ishte afërsisht 3 : 2. Ajo e di që numri i fëmijëve është numër i thjeshtë. Sa fëmijë ka klasa? [4]4 Pretendohet se që të gjithë numrat e thjeshtë mund të gjenden duke zëvendësuar p = 1; 2; 3; … etj. në formulën P = 41  p + p2.a Konfirmoni pretendimin për p = 0; 3 dhe 6. [3]b Gjeni një vlerë të p që provon se pretendimi i mësipërm nuk është i drejtë. Argumentoni përgjigjen tuaj. [2]5 a A është 27 pjesëtuesi më i madh i përbashkët i numrave 54 dhe 270?  Në qoftë se jo, tregoni si mund ta gjeni pjesëtuesin më të madh të përbashkët të këtyre dy numrave. [2]b Duke përdorur zbërthimin në faktorë të thjeshtë, tregoni që 4 320 është shumëfishi më i vogël i përbashkët i numrave 96 dhe 270. [2]6 Një firmë shet karamele, të cilat paketohen në pako me përmasa të njëjta. Pakot paketohen në kuti me përmasa të ndryshme. Një kuti e madhe përmban 48 karamele, një kuti e mesme përmban 30 karamele, kurse një kuti e vogël përmban 18 karamele. Sa është numri më i madh i karameleve që mund të ketë një pako? [3]7 Më poshtë, jepet një metodë tjetër për të gjetur pjesëtuesin më të madh të përbashkët të dy numrave.1. Shkruani numrat përbri njëri-tjetrit.2. Vendosini kryq numrit më të madh dhe shkruani poshtë tij ndryshesën ndërmjet numrit më të madh dhe atij më të vogël.3. Përsëritni hapin 2 derisa numrat që mbeten të jenë të njëjtë.4. Ndryshesa e fundit është PMP i dy numrave të dhënë.a Përdoreni këtë metodë për të gjetur PMP-të e çifteve të numrave të mëposhtëm.i 30 dhe 66 [2] ii 252 dhe 588 [2]b A mund të përdoret kjo metodë edhe për më shumë se dy numra? [3]
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26