Page 223 - Demo
P. 223
219Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 10.4Z1 Një top hidhet vertikalisht lart, me një shpejtësi fillestare 30 m/s. Lartësia e tij pas t sekondash, është dhënë me ekuacionin h = 30t – 5t2.a Përdorni një kordë për të njehsuar shpejtësinë e topit 4 sekonda pas hedhjes së tij.b Interpretoni përgjigjen tuaj.2 Grafiku në figurë tregon se si fitimi javor i pritur nga shitja e çokollatave varet nga çmimi i shitjes.a Shpjegoni kuptimin e dy pikave ku fitimi është zero.b Çfarë rëndësie ka pika ku koeficienti këndor i grafikut bëhet zero?c Çfarë çmimi shitjeje do të rekomandonit ju dhe pse?3 100908070605040302010010 20 30koha (minuta)temperatura (ºC)40 50 60 70 803 Grafiku në figurë tregon ftohjen e një ene me ujë. a Përdorni drejtëzat tangjente për të gjetur me përafrim koeficientet këndore të vijës në kohët 0, 30 dhe 60 minuta.b Cilat janë njësitë e këtyre koeficienteve këndore? c Përdorni përgjigjet tuaja të kërkesave adhe b, për të përshkruar shkurtimisht ftohjen e ujit.4 Shpejtësia v, në m/s, e një predhe në kohën t sekonda, është dhënë nga formula: v = 20 − 10t.a Skiconi një grafik të v në lidhje me t.b Çfarë mat koeficienti këndor i këtij grafiku?c Gjeni koeficientin këndor të grafikut dhe tregoni njësitë e tij.5 Një anije kozmike përdori dy raketa për karburant, për vetëm dy minuta. Më pas, ato u hodhën në Tokë me parashutë nga një lartësi 45 kilometra. Më poshtë, jepet grafiku i largesës nga Toka në lidhje me kohën. 005 00010 00015 00020 00025 00030 00035 00040 00045 00050 00020 40 60 80 100 120 140largesa (m)koha (sekonda)a Llogaritni shpejtësinë mesatare të anijes kozmike gjatë dy minutave të para të fluturimit.b Përdorni një tangjente për të vlerësuar shpejtësinë e anijes kozmike në çastin kur raketat e karburantit u shkëputën nga ajo. fitimi (lekë)çmimi (lekë)0 400 800 1200 1600 2000

