Page 225 - Demo
P. 225
221ShkathtësiUshtrime 10.5A1 Gjeni shumëzuesin dhjetor për çdo ndryshim në përqindje.a rritet me 25% b zvogëlohet me 25%c rritet me 2,5% d zvogëlohet me 2,5%2 Numri i troftave në një liqen është 800. Numri i tyre ulet me 15% çdo vit.a Vizatoni një grafik për të ilustruar rënien e popullatës së troftave për 8 vitet e ardhshme.b i Gjeni një formulë për numrin e troftave pas n vitesh. ii Përdorni formulën e gjetur për të kontrolluar tri vlera në grafikun tuaj.3 Një popullatë bakteresh dyfishohet çdo 20 minuta.a Duke filluar me 1 bakter, vizatoni një grafik të rritjes së popullatës të baktereve gjatë 3 orëve.b Njehsoni numrin e baktereve pas:i 150 minutash; ii 170 minutash.c Çfarë ka ndodhur me popullatën ndërmjet 150 dhe 170 minutave?4 Në tabelën e mëposhtme, jepet informacioni rreth rritjes së popullatës së dy kolonive bakteriale.Kolonia Popullsia tani Rritja në një orëA 200 50%B 400 35%a Tregoni që popullata e kolonisë A, pas n orësh, është 200 × 1,5n.b Gjeni një shprehje për popullatën e kolonisë B pas n orësh.c Pas sa kohe, popullata e kolonisë A bëhet më e madhe se ajo e kolonisë B?5 Çmimi i një makine është 1 600 000 lekë. Makina humbet 15% të çmimit në fillim të çdo viti.a Gjeni një formulë për çmimin e makinës pas n vitesh.b Gjeni çmimin e makinës pas 4 vitesh.c Pas sa vitesh të plota, çmimi i makinës do të bjerë nën 400 000 lekë?6 Popullsia e një qyteti është 52 000 banorë. Popullsia rritet me 1,5% çdo vit.a Gjeni popullsinë pas 6 vitesh.b Kur do të arrijë popullsia 60 000 banorë?7 Bora vë 2 000 euro në një llogari kursimi. Banka shton 4% interes të përbërë në fund të çdo viti. Bora nuk shton dhe nuk tërheq para nga llogaria për 10 vjet.a Kopjoni dhe zgjasni tabelën për të treguar se si rritet investimi i Borës.Fundi i vitit Paratë në llogari (euro)1 2000 × 1,04 = 2 0802b Llogaritni interesin në përqindje që investimi i Borës fiton në 10 vjet.c P-euro janë investuar me interes të përbërë r%, të shtuar në fund të çdo periudhe kohore.i Tregoni që shuma totale në fund të n periudhave kohore është: S ii Përdorni këtë formulë për të kontrolluar shumën e fundit në tabelën e kërkesës a.8 Perioda e gjysmë zbërthimit të një substance radioaktive është koha gjatë së cilës masa e saj përgjysmohet. Pas sa periudhash përgjysmimi do të mbetet më pak se 1% e lëndës radioaktive?*9 Në tabelën e mëposhtme, tregohet se si popullsia e botës është rritur që nga viti 1900.a Vizatoni një grafik me këto të dhëna.b Konsideroni si model, funksionin e rritjes P = 1,65 × 1,0125(y – 1900), ku Pështë popullsia në miliard në vitin y. i Ndërtoni grafikun e këtij funksioni në të njëjtin rrjet koordinativ ku vendosët të dhënat. ii Sa është rritja vjetore (në përqindje) në popullsinë e botës që propozon modeli?Një periudhë kohore është zakonisht një vit ose disa muaj.Viti Popullsia (miliardë)1900 1,651910 1,751920 1,861930 2,071940 2,301950 2,561960 3,041970 3,711980 4,451990 5,292000 6,092010 6,877

