Page 230 - Demo
P. 230


                                    226Njësitë dhe përpjesëtimetVlerësim 1080 pikë1 Shpejtësia e dritës është 299 790 km në sekondë. Dielli është 149 910 000 km larg nga Toka. Llogaritni sa kohë i duhet dritës që të arrijë nga Dielli në Tokë. Përgjigjen jepeni në minuta dhe sekonda. [3]2 a 1 inç është 2,54 cm. Sa inç ka në 1 metër? [1]b Një pako me 8 bateri kushton 650 lekë. Sa kushtojnë 12 bateri? [2]c Për të gatuar 8 omëleta, duhen 15 minuta. Sa kohë duhet për të gatuar 28 omëleta? [2]3 Atleti olimpik, Jusejn Bolt, mund të vrapojë 100 m në 9,8 sekonda. Një elefant mund të vrapojë me shpejtësi 40 km/orë. Kush do ta fitonte një garë prej 100 m, Jusejni Bolti apo elefanti? Argumentoni përgjigjen tuaj. [4]4 a Një statujë e ka masën 3 850 gramë dhe vëllimin 529 cm3. Sa është dendësia e saj? [2]b Një kallëp argjendi ka masë 250 g dhe dendësi 10,5 g/cm3. Sa është vëllimi i tij? [2]c Një litër qumësht ka dendësi 1,03 g/cm3. Sa është masa e qumështit? [2]5 Një qen ha tri kuti ushqim në dy ditë.a Sa kuti ha ai në 30 ditë? Përgjigjen jepeni në kutinë më të afërt. [2]b A mjaftojnë 100 kuti për ta ushqyer qenin për 67 ditë? Argumentoni përgjigjen tuaj. [2]c Një qen tjetër ha dyfishin e ushqimit të të parit. A janë të mjaftueshme 30 kuti për të ushqyer të dy qentë për dy javë? Argumentoni përgjigjen tuaj. [4]6 Një enë cilindrike me ujë u zbraz për 17 12 minuta. Ena ishte plot. Uji u derdh nga ena me shpejtësi mesatare 150 ml/s. a Sa litra ujë mbante ena? [3]b Baza e cilindrit e ka diametrin 23 cm. Sa është lartësia e enës? [3]7 Një kuboid e ka vëllimin 9 600 cm3. Dendësia e kuboidit është 7,2 g/cm3. a Gjeni masën e kuboidit në kg. [2] Trysnia që baza e kuboidit ushtron mbi dysheme është 0,7 N/cm2.Forca e kuboidit mbi dysheme mund të llogaritet duke përdorur këtë formulë:Forca = 9,8m, ku m është masa në kg.Kuboidi ka gjatësi 40 cm, gjerësi x cm dhe lartësi y cm. b Gjeni vlerën e x në centimetrin më të afërt. [3]c Gjeni vlerën e y në centimetrin më të afërt. [2]8 Shkalla e një harte është 1 : 7 500. Një qytet e ka syprinën 37,5 cm2 në hartë. Sa është syprina reale e qytetit në km2? [3]40 cmx cmy cm
                                
   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234