Page 231 - Demo
P. 231
2272rr9 a Në figurë janë dhënë dy cilindra të ngjashëm. Cilindri i vogël e ka rrezen r cm. Cilindri i madh e ka rrezen 2r cm. Kostoja e prodhimit të cilindrit varet nga syprina e tij. Kostoja e prodhimit të cilindrit të vogël është 250 lekë. Sa do të kushtojë prodhimi i cilindrit të madh? [2]b Cilindri i madh e ka vëllimin 1,2 m3. Gjeni vëllimin e cilindrit të vogël. Përgjigjen jepeni në cm3. [2]10 Kur një litar tendoset, gjatësia e zgjatimit, e cm, është në përpjesëtim të drejtë me tensionin (T) në njutonë. T = 10, kur e = 2,5.a Shkruani një formulë që lidh e dhe T. [2]b Gjeni vlerën e gjatësisë e, kur T = 17 N. [1]c Gjeni vlerën e T, kur e = 4,5 cm. [1]11 Syprina, S, e një figure është në përpjesëtim të drejtë me x2. Kur x = 4, atëherë S = 50,272.a Shkruani një formulë që lidh S dhe x. [2]b Elsa thotë se figura është një rreth. A ka të drejtë Elsa? Argumentoni përgjigjen tuaj. [2]c Gjeni S, kur x = 10 [1]d Gjeni x, kur S = 254,502 [2]12 Thuhet se qiraja mujore e një banese është në përpjesëtim të zhdrejtë me largesën në km nga qendra e qytetit. Tabela përmban të dhënat për tetë banesa.Banesa 1 Banesa 2 Banesa 3 Banesa 4 Banesa 5 Banesa 6 Banesa 7 Banesa 8Largesa nga qendra e qytetit (km)2,1 2,8 3,7 4,1 4,7 5,6 6,2 6,5Qiraja mujore (100 lekë) 900 625 475 450 525 325 300 275a Ndërtoni një grafik për të paraqitur këto të dhëna. [4]b Cila nga banesat përbën një të dhënë të jashtëndodhur? Argumentoni përgjigjen tuaj. [1]c Nina ka një buxhet prej 65 000 lekësh për të shpenzuar për qiranë. Sa afër qendrës së qytetit mund të banojë Nina? [1]13 P është në përpjesëtim të zhdrejtë me rrënjën katrore të t. Kur P është 5, t është 4. a Shprehni P në varësi të t. [2]b Llogaritni P, kur t = 100. [2]14 Lartësia, h (në metra), e hedhjes së një topi vertikalisht, jepet nga formula h = 15t – 5t2, ku t është koha në sekonda. a Ndërtoni një grafik të lartësisë me intervale kohe nga 0,5 sekonda. [4]b Vlerësoni shpejtësinë e topit, 1 sekondë pas hedhjes. [3]15 Vlera, V, e një makine mund të llogaritet duke përdorur formulën V = 2 700 000 × 0,95t, ku tështë numri i viteve që kur makina është blerë. a Plotësoni fjalinë: Makina u ble për ________lekë dhe vlera e makinës ulet me ________% çdo vit. [2]b Pas 10 vitesh, vlera e makinës ulet me 10% çdo vit. Sa do të kushtojë makina pas 15 vitesh? [4]

