Page 233 - Demo
P. 233


                                    229i 50 rreshta; [1]ii 100 rreshta. [1]9 c Gjeni formulën për numrin e trekëndëshave në një model me r rreshta. [1]d Përdoreni këtë formulë dhe atë të dhënë në kërkesën c për të gjetur një formulë për numrin e katrorëve të zinj në çdo rresht. Përfundimin jepeni në trajtën e thjeshtë. [3]e Provojeni formulën tuaj duke gjetur numrin e trekëndëshave të zinj në modelin me 2 rreshta. [1]f Përdoreni formulën tuaj për të gjetur numrin e trekëndëshave të zinj në modelin me 60 rreshta. [1]10 a Ela thotë se në 1,3 litra ka 13 ml. Korrigjoni përgjigjen e saj. [1]b Leni thotë se 76 g bëjnë 7,6 kg. Korrigjoni përgjigjen e saj. [1]11 a Sipas një recete gatimi, për të përgatitur petulla për 6 vetë, duhen 4 vezë. Sa vezë duhen për të përgatitur petulla për 9 vetë? [2]b Supermarketet A dhe B shesin kek për çaj. Supermaketi A shet një pako me 5 copë për 1 350 lekë, kurse supermarketi B shet një pako me 4 copë për 1 100 lekë. Cili supermarket ofron çmim më të mirë? [2]12 Rruga për të shkuar nga Kuçova në Vlorë është 76 km.a Rikardi e përshkoi këtë rrugë me makinë për 108 minuta. Cila është shpejtësia mesatare e tij? Përgjigjen jepeni në km/orë. [2]b Jona përshkon rrugën nga Vlora në Kuçovë me shpejtësi mesatare 50 km/orë. Sa kohë (në minutën më të afërt) iu desh Jonës për të përshkuar këtë rrugë? [2]c Rikardi dhe Jona u nisën respektivisht nga Kuçova dhe nga Vlora në orën 10 dhe udhëtuan drejt njëri-tjetrit. Ata u takuan në një fshat. Sa larg nga Kuçova është fshati dhe në çfarë ore u takuan ata? [3]13 a Një objekt ka masë 1,26 kg dhe vëllim 180 cm3. Sa është dendësia e tij? [2]b Një shufër metali cilindrike, me rreze 3,5 cm dhe gjatësi 12,5 cm, ka dendësi 11,4 g/cm3. Sa është masa e shufrës? [3]c Një shufër ari ka masë 30 g dhe dendësi 10,5 g/cm3. Sa është vëllimi i shufrës? [2]14 a Nëse a është në përpjesëtim të drejtë me katrorin e b-së, shkruajmë a = kb2.Shkruani në të njëjtën mënyrë pohimet e mëposhtme.i m është në përpjesëtim të drejtë me të anasjellin e d3. [1] ii T është në përpjesëtim të drejtë me rrënjën katrore të l. [1] iii S është në përpjesëtim të drejtë me (r2 — 3) [1] b d = k h. Kur d = 80, h = 64. Llogaritni: i d, kur h = 56,25; [2] ii h, kur d = 22. [1] 15 Ligji i Bojlit thotë se, nën disa kushte, trysnia P që ushtron një masë e veçantë gazi është në përpjesëtim të zhdrejtë me vëllimin që ai zë. Një vëllim prej 150 cm3ushtron një trysni prej 6 q 104 N/m2. Sa është trysnia, në qoftë se vëllimi është reduktuar në 80 cm3? [3]16 Çdo mëngjes, Endri luan tenis, basketboll ose pingpong. Probabiliteti që të zgjedhë një nga sportet është: • tenis 0,28; • basketboll 0,35, • pingpong P. a Tregoni që P = 0,37. [2]b Ndërtoni një diagram pemë për të paraqitur të gjitha zgjedhjet e mundshme të tij për dy ditë të njëpasnjëshme. [3]c Gjeni probabilitetin që Endri:i luan tenis ditën e parë dhe pingpong ditën e dytë; [2]ii luan basketboll të paktën një herë; [3]iii nuk luan tenis në asnjë prej ditëve. [4]
                                
   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237