Page 235 - Demo
P. 235
231Koncepte dhe fjalë kyçeRrethoni Rrethoni përgjigjen e saktë nga një listë përgjigjesh.Komentoni për Jepni gjykimin tuaj për një përfundim. Ky gjykim mund të veçojë supozimet ose kufizimet ose të argumentojë nëse përfundimi është i saktë.Plotësoni Plotësoni informacionet që mungojnë në një tabelë ose diagram.Ndërtoni Vizatoni me saktësi një figurë.Ndërtoni me vizore dhe kompas Kompasi duhet të përdoret për të ndërtuar kënde. Mos fshini vijat e ndërtimit.Përshkruani Zakonisht përshkruhet një grafik. Kur përshkruani shndërrime, jepni të gjithë informacionin e rëndësishëm.Vizatoni Jepni në mënyrë të saktë një drejtëz, grafik me kolona ose shndërrime.Vizatoni dhe etiketoni Vizatoni dhe shënoni vlerat.Përafroni Thjeshtoni një llogaritje duke rrumbullakosur për të gjetur një vlerë të përafërt. Vlerësoni. Gjykoni.Gjeni vlerën Llogaritni vlerën e një shprehjeje numerike ose algjebrike.Zbërtheni kllapat Bëni veprimet e duhura duke hapur kllapat.Faktorizoni Vendosni në kllapa, duke nxjerrë jashtë tyre faktorin më të madh të përbashkët. Argumentoni Shpjegoni përgjigjen duke u mbështetur tek informacioni dhe arsyet, ose rregullat, që keni përdorur.Jepni vlerën e saktë Mos përdorni rrumbullakosje ose përafrime në llogaritjet tuaja. Përgjigjet duhet të jepen në trajtën e thyesave, numrave irracionalë dhe në varësi të S.Jepni përgjigjen në varësi të S Mos përdorni përafrime numerike të S, por trajtojeni atë si një shprehje algjebrike (shkronjë).Jepni përgjigjen në formën më të thjeshtë/reduktoni/thjeshtoniMblidhni të gjitha kufizat e ngjashme. Të gjitha thyesat duhet të jepen në termat më të vegjël të mundshëm.Jepni përgjigjen me shkallë të duhur saktësiePër shembull, në qoftë se numrat jepen me dy shifra pas presjes, atëherë jepeni përgjigjen me dy shifra pas presjes.Matni Përdorni një vizore ose raportor për të matur me saktësi gjatësitë dhe këndet.Provoni që Nxirrni përfundimin e kërkuar duke përdorur një seri hapash logjikë. Secila nga linjat e punimit duhet të rrjedhë nga paraardhëset dhe çdo përfundim i përgjithshëm i përdorur duhet të citohet.Ngjyrosni Përdorni ngjyrosjen për të treguar një zonë të një diagrami. Tregoni Paraqitni informacionet duke vizatuar diagramet e kërkuara.Tregoni që Arrini në përfundimet e kërkuara duke treguar çdo fazë të punës suaj.Përdorni tabelën e mëposhtme për të kuptuar çfarë duhet të bëni me një pyetje matematike.

