Page 24 - Demo
P. 24


                                    202 Grafikët 1Rezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi/ja: identifikon dhe interpreton në mënyrë grafike dhe algjebrike koeficientet këndore dhe pikëprerjet e grafikëve të funksioneve lineare me boshtet koordinative; ndërton grafikët e ekuacioneve lineare (në trajtën y = mx + c) në planin koordinativ; përdor trajtën y = mx + c për të identifikuar drejtëzat paralele dhe pingule; identifikon, gjen dhe interpreton në mënyrë algjebrike dhe grafike rrënjët, pikëprerjet me boshtet koordinative, koordinatat e kulmit të grafikut të funksionit të fuqisë së dytë; vizaton dhe interpreton grafikët e funksioneve të fuqisë së dytë, të dhënë në kontekste reale, për të gjetur zgjidhje problemore të përafërta, siç janë situatat problemore të thjeshta kinematike që përfshijnë rrugën, shpejtësinë dhe nxitimin.Për çfarë na shërben...Kinematika është dega e fizikës që studion lëvizjen. Me anë të ekuacioneve dhe grafikëve që përshkruajnë varësinë ndërmjet rrugës, shpejtësisë dhe nxitimit, mund të llogaritni shpejtësinë e një automjeti në një çast të caktuar gjatë udhëtimit të tij.... matematika?Konceptet matematikore që përshkruajnë mënyrën se si lëvizin objektet, na bëjnë të kuptojmë më mirë botën tonë, e cila është në lëvizje të vazhdueshme.
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28