Page 46 - Demo
P. 46


                                    423 Gjeometria në hapësirëRezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi/ja: vizaton dhe interpreton pamje nga drejtime të ndryshme të trupave gjeometrikë; njehson vëllimin e kuboidit dhe të prizmit të drejtë; njehson syprinën dhe vëllimin e sferës, piramidës, konit dhe të trupave të përbërë; njeh dhe zbaton varësinë ndërmjet gjatësive, syprinave dhe vëllimeve të trupave të ngjashëm.Për çfarë na shërben...Në Shpellën e Kristaleve Gjigante në Meksikë, gjenden kristalet më të mëdha që janë zbuluar ndonjëherë. Lartësia e tyre arrin deri në 11 m dhe pesha deri në 55 tonë. Shpella u zbulua vetëm ngaqë ndodhej pranë një miniere. Kjo na shtyn të mendojmë se shumë struktura të mrekullueshme gjeologjike, ende të pazbuluara, mund të shtrihen poshtë këmbëve tona. ... matematika?Ne jetojmë në një botë trepërmasore. Nëpërmjet gjeometrisë në hapësirë, mund të përshkruajmë dukuritë e mrekullueshme që shohim në natyrë, si dhe të krijojmë struktura të sofistikuara. 
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50