Page 5 - Demo
P. 5
1HyrjeKy tekst është hartuar në përputhje me programin e lëndës së matematikës për klasat e 10-ta dhe të 11-ta të arsimit të mesëm të lartë. Ai do të ndikojë në përmirësimin e aftësive dhe shkathtësive tuaja matematikore në lidhje me zgjidhjen e situatave problemore. Teksti është i ndarë në 22 krerë. Në fillim të çdo kreu, do të gjeni shembuj nga jeta reale ku zbatohen konkretisht njohuritë dhe ilustrohen shkathtësitë matematikore të kreut përkatës.Kjo rubrikë shoqërohet edhe me rezultatet e të nxënit sipas kompetencave matematikore që duhet të zhvillohen në këtë kre. Më pas, do të gjeni edhe rubrikën “Problem kërkimor”, e cila synon të përmirësojë aftësitë tuaja krijuese dhe hulumtuese.Krerët janë të organizuar në tema me nga 2 orë mësimore. Ora e parë përqëndrohet te zhvillimi i aftësive, njohurive dhe shkathtësive matematikore. Gjatë orës së dytë, përforcohet arsyetimi dhe ushtrohen njohuritë dhe shkathtësitë në situata problemore, ku përfshihen në mënyrë të konsiderueshme edhe situata nga jeta reale. Një temë mund të zhvillohet edhe në më shumë se 2 orë mësimore, në varësi të gjykimit të mësuesit dhe të rrethanave specifike.Në fund të çdo kreu do të gjeni:x një përmbledhje të asaj që keni mësuar; x një përsëritje e cila ju lejon të verifikoni njohuritë dhe shkathtësitë e përvetësuara; x një sërë ushtrimesh dhe situatash problemore konkrete, që mund të përdoren për t’u vetëvlerësuar.Rubrika “Aftësohuni”, e cila përsëritet çdo pesë krerë, ju ndihmon në jetën jashtë shkollës, duke shprehur shkathtësitë matematikore në një fushë konkrete të jetës së përditshme. Gjithashtu, kjo rubrikë mund t’ju ndihmojë në zhvillimin e projekteve kurrikulare.Të shpërndara në tekst, do të gjeni edhe 4 përsëritje përmbledhëse në të cilat testohen dhe përforcohen njohuritë dhe shkathtësitë e krerëve përkatës.Një shirit i ngjyrosur në qoshen e sipërme djathtas të fletës identifikon llojin e përmbajtjes që përfshihet në një mësim. i referohet nivelit bazë të njohurive dhe shkathtësive matematikore.i referohet nivelit mesatar të njohurive dhe shkathtësive matematikore.i referohet nivelit të lartë të njohurive dhe shkathtësive matematikore. Urojmë që ky tekst t’ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj drejt matematikës.Suksese!

