Page 51 - Demo
P. 51
47Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 3.1Z1 Vizatoni skicat për të treguar pamjen plane, pamjen ballore dhe pamjen anësore të shkallëve dhe të planit të pjerrët, të dhënë në figurën e mëposhtme.pamje planepamje anësorepamje ballore2 Vizatoni skicat për të treguar pamjen plane, pamjen ballore dhe anësore të kishës së paraqitur në figurë.3 Tina dëshiron të bëjë një kuti për të futur në të një sapun tualeti, që do t’ia dhurojë një shoqes së saj. Kutia do të ketë formën e një prizmi me një prerje tërthore trapez, si në figurë.a Vizatoni hapjen e kutisë që dëshiron të ndërtojë Tina.b Tina dëshiron t’i zbukurojë të gjitha brinjët me fjongo dhe të gjitha kulmet me një lule.Ajo bleu 12 metër fjongo dhe 10 lule. A mjaftojnë ato për ta zbukuruar kutinë siç dëshiron Tina? Argumentoni përgjigjen tuaj.4 Skica tregon hapjen e një kutie cilindrike. Lartësia e kutisë është 11,5 cm. Rrezja e bazës së saj është 3,8 cm.Gjeni syprinën e përgjithshme të metalit të përdorur për të ndërtuar këtë kuti.5 Një prodhues dëshiron të prodhojë një kuti shkrepëseje, që të përbëhet nga një kuti e hapur nga lart dhe një këllëf mbështjellës nëpër të cilin kalon kutia. kutia e hapur nga lart50 mm35 mm15 mmkëllëfi mbështjellës50 mm35 mm15 mma Vizatoni hapjen edhe për kutinë, edhe për mbështjellësen e saj.b Si do të ndikonte në përgjigjen tuaj trashësia e kartonit që do përdoret për të bërë hapjen e kutive?6 Beni përdor fletën e paraqitur në figurë, për të bërë kutinë më të madhe të mundshme në formën e një kubi të hapur nga sipër. Sa e gjatë do të jetë brinja e kubit?*7 Andi dëshiron të ndërtojë një kuboid me përmasat e treguara në figurë. Ai vizaton tri hapje të kuboidit.hapja Bhapja Chapja AAndi mendon ta ndërtojë kuboidin duke prerë nga një fletë katërkëndore kartoni njërën prej hapjeve të kuboidit që ka vizatuar. Për cilën nga këto hapje duhet më pak sipërfaqe kartoni?Bëni dy supozime, që do të ndikojnë në përgjigjen tuaj.8 Sonja bën hapjen e piramidës. Për të vizatuar faqet trekëndore, ajo përdor një rreth. Përdorni metodën e Sonjës për të ndërtuar:a një piramidë me bazë katrore;*b një piramidë me bazë pesëkëndore;*c një piramidë me bazë gjashtëkëndore.3 cm 8 cm6 cm4 cm2,5 m1 m8 cm5 cm4 cmpamje planepamje ballorepamje anësore4,5 m15 m4 m4 m12 m4 m6 m

