Page 55 - Demo
P. 55
51Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 3.2Z1 a Me dy litra kafe, sa filxhanë kafeje, me përmasat e treguara në figurë, mund të mbushen? b Nëse filxhanët mbushen deri në lartësinë 6 cm, sa filxhanë mund të mbushen tani?2 Një kuboid prej metali, me përmasa si në figurë, shkrihet dhe me të bëhen prizma me bazë trekëndore, me përmasa si në figurë.0,2 m0,4 m0,3 m5 cm 5 cm12 cma Sa prizma të tillë mund të formohen? b Si do të ndryshonte përgjigjja juaj, nëse 5% e metalit humbet gjatë shkrirjes?3 Sa kuti me supë të konservuar, me përmasa si në figurë, mund të hidhen në tiganin e dhënë në figurën e mëposhtme? 7,5 cm18 cm12 cm11 cm4 Një enë me prerje tërthore si në figurë, duhet të mbajë 50 l ujë. Gjeni gjatësinë më të vogël të mundshme të enës.5 Një tub plastik e ka prerjen tërthore si në figurë. Dendësia e plastikës është 600 kg/m3.8 cm6 cma Çfarë gjatësie ka tubi, nëse ai është bërë me 1,2 tonë plastikë?b Nëse përmasat e prerjes tërthore të tubit do të dyfishoheshin, tregoni si do të ndryshonte përgjigjja juaj?6 Syprina e një kubi është 294 cm2. Sa është vëllimi i tij?7 Një pishinë noti, me përmasa si në figurën e dhënë, mbushet me ujë, me prurje 500 l për minutë.8 m10 m25 m1,4 m 3 m10 ma Gjeni me përafrim kohën që duhet për t’u mbushur pishina plot. Shënoni të gjitha supozimet që bëni.b Çfarë informacioni shtesë ju nevojitet për të bërë një përafrim më të mirë?8 Sa CD me përmasat e treguara në figurën e mëposhtme mund të futen në një kuti me përmasa 75 cm, 60 cm dhe 30 cm?9 Në figurën e mëposhtme, janë dhënë dy enë. Hedhim ujin nga ena A në enën B derisa lartësia në të dyja enët të jetë e njëjtë. Gjeni lartësinë e njëjtë në të dyja enët.*10 Në figurën e mëposhtme, janë dhënë përmasat e një lapsi të pamprehur. Lapsat e pamprehur e kanë grafitin në formë cilindrike, të rrethuar nga druri. Diametri i grafitit është 2 mm. Dendësia e grafitit është 640 kg/m3. Dendësia e drurit është 420 kg/m3.a Gjeni masën e 500 lapsave.b i Jepni përmasat e një kutie, që mund të mbajë 500 lapsa.ii Sa për qind e vëllimit të kutisë është e mbushur nga lapsat?*11 Tea mat një monedhë 100-lekëshe dhe shënon: diametri = 25 mm; trashësia = 3 mm. Tabela e mëposhtme jep metalet e përdorura për të prodhuar këtë monedhë.Metali Bakër Nikel AluminDendësia (kg/m3) 8 930 8 800 7 135% në monedhë 70% 5,5% 24,5%Gjeni me përafrim masën e monedhës.12 cm 8 cm6,5 cm A B8 cm7 cm0,5 cm14,2 cm12,5 cm40 cm30 cm8 mm 15 cm

