Page 59 - Demo
P. 59
55Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 3.3Z1 Në një gjysmësferë prej metali, është shpuar një vrimë në formë konike, siç paraqitet në figurën e dhënë. Masa e objektit është 120 g.a Ka më shumë të ngjarë që objekti të jetë prej alumini me dendësi 2,6 g/cm3 apo prej hekuri me dendësi 7,5 g/cm3?b Një objekt i ngjashëm është 6,3 cm i gjerë. Gjeni masën e këtij objekti.2 Tregoni që syprina e sferës është 23 e syprinës së cilindrit që e rrethon atë. Shihni figurën. 3 Gota e paraqitur në figurën e mëposhtme mban 125 ml, kur është e mbushur plot. a Gjeni h.b Gjeni diametrin e një gote gjysmë sferike që mban 125 ml.4ai Sa është lartësia e kutisë së paraqitur në figurë, në qoftë se ajo mban 1 litër vaj? ii Njehsoni syprinën e kutisë.b Gjeni diametrin, lartësinë dhe syprinën e një kutie të ngjashme që mund të mbajë 5 litra.5 a Nga figura e mëposhtme, duke bashkuar OA me OB, formohet një kon. Gjeni diametrin e konit.b Tregoni që syprina anësore e konit është S = πrl.6 Tre topa tenisi, secili me diametër 6,8 cm, janë futur duke u puthitur plotësisht në një cilindër të mbyllur në formë tubi, siç paraqiten në figurë.a Llogaritni syprinën e përgjithshme të tubit.b Gjeni përqindjen e vëllimit të tubit që është mbushur nga topat e tenisit.7 a Vizatoni hapjen e trupit të dhënë në figurë dhe gjeni syprinën e tij.b Gjeni përmasat më të vogla të fletës drejtkëndore që mund të përdorni për hapjen tuaj.c Sa për qind e fletës nuk është përdorur?8 Në gotën me ujë që paraqitet në figurë, vendosen 30 sfera me diametër 8 mm. Gjeni sa rritet niveli i ujit.9 Fuçia e paraqitur në figurë, duhet të mbajë 2 tonë lëng. Dendësia e lëngut është 800 kg/m3. Gjeni lartësinë h .10 Dendësia e mermerit të përdorur për piedestalin e paraqitur në figurën e mëposhtme, është 2750 kg/m3. Një vinç mund të ngrejë të shumtën 2 tonë. A mundet vinçi ta ngrejë këtë piedestal?11 Syprina dhe vëllimi i sferës janë numerikisht të barabartë. Gjeni rrezen e sferës.12 Dy cilindra prej bronxi, i pari me lartësi 8 cm dhe rreze të bazës 4 cm dhe i dyti me lartësi 40 cm dhe rreze të bazës 2 cm, shkrihen dhe me to formohet nje sferë. Gjeni rrezen e sferës. 13 Rrezja e bazës së një cilindri dhe rrezja e sferës janë nga 5 cm. Syprina anësore e cilindrit është e barabartë me syprinën e sferës. Gjeni lartësinë e cilindrit.14 Sa cm2 lëkurë duhen për të bërë një top volejbolli me diametër 30 cm, në qoftë se për prerjet dhe qepjet humbet 12% e materialit?h?9 cmvaj10 cmAOB108°7 cm4 cm40 cm1 m 1,5 m 8 cmhh?1,2 m2,4 cm2 cm4,2 cmr3 cm2 cm6 cm

