Page 6 - Demo
P. 6
21 Faktorët, fuqitë dhe rrënjëtRezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi/ja: njeh dhe përdor konceptet dhe fjalorin e duhur për numrat e thjeshtë, faktorët (pjesëtuesit) dhe shumëfishat; shkruan një numër si prodhim faktorësh të thjeshtë; gjen faktorët e përbashkët, shumëfishat e përbashkët, shumëfishin më të vogël të përbashkët (ShVP) dhe pjesëtuesin më të madh të përbashkët (PMP) të një çifti numrash të plotë; gjen me përafrim fuqitë dhe rrënjët e një numri të dhënë pozitiv; përdor dhe gjen fuqitë e numrave pozitivë, si dhe rrënjët përkatëse (me tregues 2, 3); kryen veprime me thyesa, me numra irracionalë, si etj.; thjeshton shprehje që përmbajnë rrënjë (p. sh., ) dhe eliminon rrënjën nga emëruesi (p. sh., ). Për çfarë na shërben...Kriptografia (kodimi ose shifrimi) merret me studimin e kodeve, duke synuar komunikimin në mënyrë të sigurt, që do të thotë se mesazhi i koduar arrin të transmetohet pa u zbërthyer kodi i tij. Kriptografia moderne bazohet kryesisht në numrat e thjeshtë, veçanërisht në gjetjen e numrave shumë të mëdhenj që mund të shkruhen si prodhim i dy faktorëve të thjeshtë jo aq të mëdhenj. Gjetja e këtyre dy numrave të thjeshtë përbën një sfidë edhe për kompjuterat modernë, por nuk ka rrugë tjetër: duhet t’i gjesh që të zbërthesh kodin.... matematika?Në ditët tona, disa grupe anonime (hakera) shfrytëzojnë sistemet kompjuterike duke përdorur teknika gjithnjë e më të sofistikuara për t’iu qasur informacioneve digjitale të koduara, si për shembull llogarive bankare. Kodimi me anë të numrave të thjeshtë rrit sigurinë e të dhënave të ruajtura, gjë që e bën më të vështirë dekodimin e këtyre informacioneve.

