Page 63 - Demo
P. 63


                                    597 a Një fetë djathi, ka formën e një prizmi, me prerje tërthore një trekëndësh kënddrejtë. Trekëndëshi i ka brinjët 3 cm, 7,2 cm dhe 7,8 cm. Gjatësia e prizmit është 15 cm. Gjeni: i syprinën e përgjithshme të djathit; [4] ii vëllimin. [2]b Një kaush akulloreje ka formën e një koni me lartësi 12 cm dhe me rrethin e jashtëm të bazës me rreze 4 cm. Rrethi i brendshëm është 3,9 cm. Gjeni vëllimin e biskotës që përbën kaushin e akullores. [6]c Një piramidë e bërë prej ari, e ka bazën drejtkëndësh me përmasa 55 cm q 40 cm. Lartësia e piramidës është 65 cm.i Njehsoni vëllimin e piramidës. [3]ii Arin e shkrijmë dhe me të bëjmë sfera me diametër 10 cm. Sa sfera të tilla të plota formohen? [4]d Një tub qelqi është 8 cm i gjatë, me rreze të jashtme 0,5 cm dhe me një vrimë qendrore me diametër 0,5 cm. Gjeni:i vëllimin e qelqit; [4]ii masën e tubit, në qoftë se dendësia e qelqit është 2,6 g/cm3. [1]8 Në figurë, paraqitet një lodër e formuar nga bashkimi i një koni me një gjysmësferë me të njëjtën rreze të bazës së konit.Njehsoni: a vëllimin; [5] dhe b syprinën e përgjithshme të lodrës. [5]9 Një laps i pamprehur, ka formën e një prizmi gjashtëkëndor. Brinja e gjashtëkëndëshit është 4 mm. Gjatësia e lapsit është 6,5 cm. Grafiti është një cilindër me rreze 0,6 mm në qendër të lapsit. Njehsoni:a syprinën e prerjes tërthore; [2] b vëllimin e përgjithshëm të lapsit; [2]c vëllimin e drurit të lapsit. [4]10 Një lokal që shet akullore, ka nxjerrë jashtë një reklamë, e cila përbëhet nga një cilindër, një kon dhe një gjysmësferë që i bashkohet konit, siç tregohet në figurë. Reklama është bërë me material plastik. Fleta e plastikës është 4 cm e trashë. a Njehsoni vëllimin e të gjithë reklamës. [6] b Njehsoni vëllimin e plastikës në gjysmësferë. [2] c Njehsoni syprinën e përgjithshme të reklamës. [8]11 Klepsidra, ose ora e ujit, u shpik në shekullin e 14 p.e.r. Ora kishte formën e paraqitur në figurë dhe në kulm kishte një vrimë. Uji rrjedh ngadalë nga vrima dhe koha matet sipas nivelit të ujit të mbetur në enë.Ora prej uji është mbushur në mesnatë dhe uji rrjedh prej saj me shpejtësi prej 3 ml/min. Gjeni:a vëllimin e të gjithë konit, të rrumbullakosur në milimetrin kubik më të afërt; [2]b kohën që duhet për zbrazjen e të gjithë enës, të rrumbullakosur në minutën më të afërt; [1]c rrezen e sipërfaqes së ujit, kur lartësia e tij është 15 cm; [2]d vëllimin e ujit, kur lartësia e tij është 15 cm; [2]e vëllimin e ujit që ka rrjedhur derisa ai arrin lartësinë 15 cm; [1]f orën kur uji është në lartësinë 15 cm. [1]Në anë të klepsidrës ishin shënuar disa ndarje me largesë të njëjtë, të cilat kishin për qëllim të tregonin orët.g Shpjegoni pse kjo mënyrë nuk është e saktë dhe sugjeroni një formë më të përshtatshme për t’u përdorur si klepsidër. [1]5 cm 4 cm6 cm10 cm25 cm50 cm 56 cm25 cm5 cm25 cm59
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67