Page 64 - Demo
P. 64


                                    Aftësohuni60Albi, Niki, Xhuljeta dhe Rovena janë tashmë gati për ta bërë ambientin që kanë zgjedhur për restorantin e tyre sa më të përshtatshëm. Ata kanë zgjedhur edhe disa furnitorë me të cilët do të punojnë, prandaj po parashikojnë rezervën (e ushqimeve dhe të pijeve që nuk prishen) që do t’iu nevojitet. Për të krijuar menynë me çmimet përkatëse, ata analizojnë të dhënat që mblodhën nga studimi i tregut. Aftësohuni: Përgatitjet e funditDetyra 1: Përbërësit Një nga pjatat e para të menysë është një recetë e vjetër, që Niku e mori nga gjyshja e tij: “Japrak me gjethe rrushi”.Shokët janë të predispozuar të shmangin mbetjet dhe duan që t’i përdorin përbërësit në mënyrë maksimale. Çdo qese me gjethe rrushi përmban 60 gjethe rrushi. Çdo qese me spinaq përmban 400 gramë spinaq.Sa racione japrakësh duhet të bëjnë ata me qëllim që t’i përdorin të gjitha qeset e gjetheve të rrushit dhe të spinaqit, pa tepruar gjë?Detyra 2: Lista e çmimeveAta vendosën të shqyrtonin sërish të dhënat që mblodhën nga anketa e parë (Aftësohuni: Plani i biznesit). a Nëpërmjet grafikëve me pika, paraqitni sasinë që janë gati të shpenzojnë klientët, sipas moshës së tyre. Ndërtoni nga një për secilën gjini.b Për secilin diagram, përshkruani korrelacionin dhe shpjegoni se çfarë tregon në secilin rast.c A duhet të përdorin ata vetëm këta grafikë për të vendosur se cilës grupmoshe t'i drejtohen? Pse?Detyra 3: Takim me furnitorinRovena shkon me makinë nga restoranti te furnitori i perimeve, 9 km larg. Secili nga shokët mban shënim të gjitha udhëtimet që bëhen në lidhje me restorantin dhe kohën e shpenzuar në takime, në mënyrë që shpenzimet t’u rimbursohen dhe të dinë sa kohë po investojnë.a Vizatoni një grafik të largesës në varësi të kohës për udhëtimin e Rovenës.b Në cilën orë kthehet ajo në restorant?c Për sa kohë nuk ishte ajo në restorant?Shënimet e udhëtimit për takimin me furnitorin e perimeveLargesa e përgjithshme deri te furnitori: 9 km.1. Nisja nga restoranti: 13:002. 6 minuta udhëtim deri në rrugën kryesore (2 km)3. 7 km rrugë, me shpejtësi 60 km/orë në rrugën kryesore4. Arritja te furnitori, 10 minuta qëndrim aty5. 3 km në rrugën kryesore, me shpejtësi 60 km/orë6. Ndalesë në një servis në rrugën kryesore (5 minuta)7. 4 km në rrugën kryesore me shpejtësi ɫɥŵ‘”µſ–”ƒº‹†‡†—”ƀ8. 2 km nëpër qytet (4 minuta)“Japrak me gjethe rrushi” - për një person12 gjethe rrushi30 gramë oriz75 gramë qepë të njoma50 gramë spinaq 1 lugë gjelle vaj ulliriPak majdanozPak kopërPak nenexhikKripë Piper 
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68