Page 65 - Demo
P. 65


                                    61Detyra 4: Mirëmbajtja Ata kanë nevojë për një hidraulik që t’u rregullojë disa tuba uji në restorant. Miqtë iu kanë rekomanduar dy hidraulikë.a Në të njëjtin sistem koordinativ, ndërtoni grafikët e kostove (duke përjashtuar materialet) të shërbimit të secilit hidraulik kundrejt kohës së punës.b Për cilin interval kohe Beni e ka tarifën më të ulët se Andi?Të dy hidraulikët thanë se për punën e kërkuar duheshin rreth 6,5 orë.c Cilin duhet të marrin ata për të bërë punën? Argumentoni përgjigjen tuaj.Detyra 5: MagazinaShokët duhet të vendosin si do ta blejnë salcën e domates: në kuti kartoni apo kanoçe? Kutitë e kartonit janë futur në një arkë, në dy shtresa. Çdo shtresë përmban 6 kuti salce në thellësi dhe 3 kuti salce në gjerësi.a Duke përdorur të dhënat në figurë, gjeni vëllimin e arkës. Shtoni edhe 5% për vëllimin e paketimit (kartonit).Arkat janë të vendosura në një raft në formë kuboidi, përmasat e të cilit janë: 70 cm i gjerë, 115 cm i gjatë dhe 180 cm i lartë.b Njehsoni vëllimin e raftit në cm3 dhe m3. Shpjegoni si janë të lidhura këto shifra.c Ç’përqindje të hapësirës së raftit zënë 30 arka?d Gjeni syprinën e një kutie kartoni.Kanoçet janë në formë cilindrike, siç tregohet në figurë, dhe kanë të njëjtin vëllim si kutitë e kartonit.e Sa është rrezja e kanoçes? f Kanoçet mund të stivohen, siç është treguar në figurë. Gjeni sa kanoçe mund të futen në një arkë me përmasat e mësipërme?g Në qoftë se kanoçja dhe kutia do të kishin të njëjtën kosto, kë do të blinit? Argumentoni përgjigjen tuaj.Detyra 6: Studim i mëtejshëmShokët kanë vendosur të shqyrtojnë rezultatet e një ankete më të madhe në lidhje me paratë e shpenzuara nga njerëzit për t’u ushqyer jashtë. Rezultatet e anketës janë në tabelën më sipër.a Gjeni me përafrim mesataren vjetore të sasisë së parave të shpenzuara për të ngrënë jashtë.b Ndërtoni një histogram ku të paraqitni të dhënat.c Ndërtoni grafikun e dendurive të grumbulluara për këto të dhëna.d Gjeni mesoren dhe kuartilet e shpenzimeve vjetore për të ngrënë jashtë.e Çfarë përfundimesh nxirrni nga mënyrat e ndryshme të paraqitjes së të dhënave. A përfaqësohen denjësisht këto të dhëna nga mesatarja e tyre?Xhuljeta supozon se një person i dhënë do të shpenzojë të njëjtën sasi parash te secili nga 4 restorantet vendase.g Nëse Xhuljeta ka të drejtë, sa është shuma e parave që shokët mund të presin që një person çfarëdo të shpenzojë në restorantin e tyre në një vit?AndiPagesa e orës së parë: 500 lekëPagesa për orët e tjera:350 lekëBeniPagesa e orës së parë: 750 lekëPagesa për orët e tjera:320 lekëSasia vjetore e parave të shpenzuara për të ngrënë jashtë (lekë)Numri i njerëzve 0 - 5000 36Mbi 5000 - 10000 21Mbi 10000 - 20000 38Mbi 20000 - 30000 35Mbi 30000 - 40000 26Mbi 40000 - 50000 18Mbi 50000 - 75000 17Mbi 75000 - 100000 9Total 200Lart: përmasat e një kutie kartoni dhe të një kanoçeje. Poshtë: kutitë e kartonit të futura në arkë dhe një shembull se si mund të sistemohen kanoçet.14,2 cm 10,5 cm7,3 cm4,4 cmkuti kartoni kanoçe
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69