Page 66 - Demo
P. 66


                                    624 Përpunimi i të dhënave 2Rezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi/ja:  interpreton dhe ndërton tabela e diagrame, përfshirë edhe tabelat e dendurive; ndërton dhe interpreton diagrame për të paraqitur të dhëna diskrete të grupuara dhe të dhëna të vazhduara, p.sh., histograme me intervale klasash të barabarta dhe jo të barabarta, si dhe grafikë dendurish të grumbulluara; përdor dhe interpreton paraqitjen grafike të të dhënave me dy ndryshore; njeh korrelacionin; përdor tabelat dhe grafikët-vijë për të paraqitur të dhëna të serive kohore.Për çfarë na shërben...Në vendet e zhvilluara, pothuajse nuk diskutohet më për analfabetizmin. Zakonisht, merret i mirëqenë fakti se, kur njerëzit arrijnë një moshë të caktuar, dinë të shkruajnë dhe të lexojnë. Në shumë vende të tjera, nuk ndodh kështu. Statistikat tregojnë se ekziston një lidhje ndërmjet pasurisë për person në një vend (e matur nga Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë) dhe numrit të të rriturve të atij vendi që dinë shkrim dhe lexim. Për shembull, PBB-ja e një vendi të zhvilluar dhe përqindja e njerëzve që dinë të shkruajnë dhe të lexojnë mund të jetë rreth 35 000 $ dhe 99%. Po të njëjtat norma, në një vend në zhvillim, pra shumë më të varfër, mund të rezultojnë përkatësisht 2 000 $ dhe 35%. ... matematika?Dega e statistikës që merret me studimin e lidhjes ndërmjet ndryshoreve, quhet korrelacion.Kur kuptojmë marrëdhëniet ndërmjet madhësive, e kemi më të lehtë që të marrim vendime të mirëmenduara në shkallë përgjithësuese. Problemi i analfabetizmit nuk mund të zgjidhet, për aq kohë sa nuk zgjidhet problemi i varfërisë. 
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70