Page 70 - Demo
P. 70


                                    66Përpunimi i të dhënave 2ZBATIM4.1 Mesataret dhe shpërndarja 2 KUJTONIPër një numër të madh të dhënash (që paraqiten si të dhëna të grupuara në një tabelë dendurish), mesatarja, moda dhe mesorja nuk mund të llogariten në mënyrë të saktë.Në vend të tyre, mund të gjeni:mesataren e përafërt;klasën modale;klasën në të cilën ndodhet mesorja.Mesatarja, mesorja dhe moda janë karakteristika të pozicionit. Amplituda është karakteristikë e shpërndarjes.Ju mund të krahasoni klasën ku bën pjesë mesorja, si edhe mesataren e përafërt.HAPATSi të krahasojmë të dhënat e grupuara1 Krahasoni vlerat e pozicionit, si: klasa modale, klasa ku ndodhet mesorja apo mesatarja e përafërt.2 Krahasoni amplitudat e bashkësive të të dhënave.SHEMBULLTabelat tregojnë moshat e njerëzve që ndjekin koncertet e grupeve muzikore, Elita 5 dhe Asgjë sikur dielli.Tabela 1 (Elita 5)Mosha, a (vite) Denduria20 ⩽ a < 30 160030 ⩽ a < 40 430040 ⩽ a < 50 210050 ⩽ a < 60 100060 ⩽ a < 70 300Tabela 2 (Asgjë sikur dielli)Mosha, a (vite) Denduria15 ⩽ a < 20 280020 ⩽ a < 30 460030 ⩽ a < 40 3300Krahasoni moshat e njerëzve që ndjekin këto dy koncerte.1 Krahasoni një nga vlerat e pozicionit. Klasa modale e moshës është më e madhe për koncertin e grupit Elita 5 sesa për koncertin e grupit Asgjë sikur dielli.Denduria më e madhe për Elita 5 është në intervalin e 30-40 vjeçarëve, ndërsa denduria më e madhe për grupin Asgjë sikur dielli është në intervalin e 20-30 vjeçarëve.2 Krahasoni amplitudat e moshave.Luhatja e moshave të njerëzve që ndjekin koncertin e grupit Elita 5 është më e madhe sesa ajo e moshave të njerëzve që ndjekin koncertin e grupit Asgjë sikur dielli. Amplituda më e madhe e mundshme për grupin Asgjë sikur dielli është: 39 - 15 = 24 vjeçAmplituda më e vogël e mundshme për grupin Elita 5 është: 60 - 29 = 31 vjeçZBATIM
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74