Page 71 - Demo
P. 71
67Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 4.1Z1 Për dy muaj, Xheni mbajti shënim numrin e kilometrave që përshkonte çdo ditë me makinën e saj. Dhjetor JanarKilometra udhëtim, kmDenduria Denduria 0 < km ⩽ 20 3 020 < km ⩽ 40 8 540 < km ⩽ 60 10 1260 < km ⩽ 80 6 880 < km ⩽ 100 4 6a Gjeni me përafrim numrin mesatar të kilometrave për secilin muaj.b Gjeni klasën modale dhe klasën ku bën pjesë mesorja për secilin muaj.c Krahasoni numrin e kilometrave që Xheni ka përshkuar në dhjetor me ato që ka përshkuar në janar.2 Edi bëri një studim për kohën që u duhej 120 mësuesve edhe 120 zyrtarëve për të shkuar nga puna në shtëpi. MësuesitKoha, t (minuta) Denduria 0 < t ⩽ 10 1210 < t ⩽ 20 3320 < t ⩽ 30 4830 < t ⩽ 40 2040 < t ⩽ 50 7 ZyrtarëtKoha, t (minuta) Denduria10 < t ⩽ 20 220 < t ⩽ 30 2130 < t ⩽ 40 5140 < t ⩽ 50 2850 < t ⩽ 60 18 a Gjeni me përafrim numrin mesatar të minutave që u duhen mësuesve dhe zyrtarëve për të shkuar nga puna në shtëpi.b Gjeni klasën modale dhe klasën ku bën pjesë mesorja për mësuesit dhe zyrtarët.c Bëni krahasime ndërmjet kohëve që u duhen mësuesve dhe zyrtarëve për të shkuar nga puna në shtëpi.3 Masat e disa mollëve janë vendosur në tabelë.Masa, m (g) Denduria30 ⩽ m < 40 640 ⩽ m < 50 2850 ⩽ m < 60 2160 ⩽ m < 70 25Mollët e Korçës e kanë masën mesatare 45 gramë, kurse amplitudën 39 gramë. A pasqyrojnë të dhënat e tabelës mollët e Korçës?4 Një kompani prodhon çdo ditë 3 milion qese me patatina. Kompania ka kusht që çdo qese të përmbajë 25 g patatina. Për të testuar këtë, u peshua një sasi prej 1 000 qesesh. Tabela e mëposhtme paraqet rezultatet.Masa, m (g) Denduria23,5 ⩽ m < 24,5 2024,5 ⩽ m < 25,5 73325,5 ⩽ m < 26,5 19426,5 ⩽ m < 27,5 53A është e justifikuar pritshmëria e kompanisë sipas së cilës në çdo qese ka 25 gramë patatina?Tregoni llogaritjet tuaja dhe argumentoni përgjigjen.5 Dy makineri janë të projektuara që të prodhojnë letra me trashësi 0,3 mm.Tabela tregon rezultatet për secilën makineri. Makineria A Makineria B Trashësia, t (mm) Denduria Denduria0,27 ⩽ t < 0,28 2 10,28 ⩽ t < 0,29 7 500,29 ⩽ t < 0,30 32 420,30 ⩽ t < 0,31 50 50,31 ⩽ t < 0,32 9 2Krahasoni prodhimin e secilës nga makineritë, duke kryer llogaritjet e nevojshme.Cila makineri prodhon fletë me trashësi më të afërt me trashësinë e kërkuar?

