Page 76 - Demo
P. 76
72Përpunimi i të dhënave 2AFTËSI4.3 Grafikët me pika dhe korrelacioni SHEMBULLTabela e mëposhtme tregon rezultatet (në %) e dy testimeve (testimi I dhe testimi II) për 10 nxënës.Testimi I 56 72 50 24 44 80 68 48 60 36Testimi II 44 64 40 20 36 64 56 36 50 24a Vizatoni një grafik me pika dhe drejtëzën e përafrimit më të mirë për këto pika.b Përshkruani varësinë ndërmjet rezultateve të dy testimeve. a Shënoni në grafik pikat me koordinata rezultatet e testimeve. Drejtëza e përafrimit më të mirë të pikave duhet të jetë shumë afër të gjitha pikave dhe gjithashtu në secilën anë të drejtëzës të ndodhet afërsisht i njëjti numër pikash.b Vihet re se ka një korrelacion pozitiv. Sa më të larta të jenë pikët në testimin e parë, aq më të larta janë edhe në testimin e dytë. 0 40 100 20 60 80080604020testimi I (në %) Rezultatet e testimevetestimi II (në %)Në qoftë se pikat janë shumë afër drejtëzës së përafrimit më të mirë, atëherë korrelacioni është i lartë.masaGjatësia dhe masa e nxënësvegjatësiaDrejtëza e përafrimit më të mirë koha e përdorimitçmimiÇmimet e makinave të përdoruranotat e provimitgjatësiaGjatësitë e nxënësve dhe rezultatet e provimitNjë grafik me pika mund të përdoret për të krahasuar dy bashkësi të dhënash; për shembull, gjatësinë dhe peshën.Të dhënat çiftohen me njëra-tjetrën dhe paraqiten si koordinata të një pike.Nëse pikat janë shumë afër një drejtëze, kemi të bëjmë me një varësi lineare ose korrelacion ndërmjet dy ndryshoreve.Pikat që janë dukshëm të ndryshme nga modeli i përgjithshëm i të dhënave, quhen pika të jashtëndodhura.Nëse nuk ekziston korrelacion, atëherë nuk mund të vizatoni një drejtëz përafrimi për pikat.Të marrësh pikë të larta në testimin e parë, nuk do të thotë që detyrimisht të vlerësohesh njëlloj dhe në testimin e dytë. Testimet mund të jenë për lëndë të ndryshme.Nëse dy ndryshore janë në korrelacion, nuk do të thotë se gjithmonë njëra shkakton tjetrën.Ngjarjet mund të jenë të dyja rezultat i një shkaku të përbashkët, ose ngjarjet mund të mos kenë lidhje me njëra-tjetrën. Korrelacion pozitiv: kur rritet gjatësia, rritet edhe masa. Korrelacion negativ: kur rritet koha e përdorimit të makinës, çmimi i saj ulet. Nuk ka korrelacion, nuk ka asnjë lidhje ndërmjet gjatësisë së nxënësve dhe notave të provimit.

