Page 79 - Demo
P. 79
75Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 4.3Z1 Grafiku me pika tregon rezultatet (në %) e dy testimeve të një provimi për 11 nxënës.a Përshkruani varësinë ndërmjet rezultateve të testimit I dhe testimit II.b Identifikoni të dhënën e jashtëndodhur dhe përshkruani rezultatet e dy testimeve të këtij nxënësi.c Nëse një nxënës merr 40% të pikëve në testimin I, sa për qind të pikëve prisni që të marrë ai në testimin II?d Lejla ndërtoi drejtëzën e përafrimit më të mirë të pikave në grafik dhe u përpoq të vlerësonte përqindjen e pikëve që ka marrë një nxënës në testimin I, nëse në testimin II ka marrë 100% të pikëve. A ka kuptim vlerësimi i Lejlës?2 Grafiku tregon pikët që kanë marrë 10 studentë, përkatësisht në dy testime.Me anë të drejtëzës së përafrimit më të mirë për pikat në grafik, gjeni:a pikët që ka marrë një nxënës në testimin II, në qoftë se në testimin I ai ka marrë 13 pikë;b pikët në testimin I për një nxënës që në testimin II ka marrë 23 pikë.c Përshkruani pikën e jashtëndodhur në grafikun e pikave. Si ka dalë ky nxënës në të dyja testimet? 3 Në tabelë janë dhënë mosha dhe diametri i pemëve të një pylli.Mosha (vite)10 27 6 22 15 25 11 16 21 19Diametri (cm)20 78 9 65 38 74 25 44 59 50a Vizatoni një grafik me pika për këto të dhëna.b Tregoni llojin e korrelacionit ndërmjet moshës dhe diametrit të pemëve.c Vizatoni drejtëzën e përafrimit më të mirë për pikat.d Sa është mosha e një peme me diametër 55 cm?e Me anë të grafikut që keni ndërtuar, vlerësoni diametrin e një peme njëvjeçare.4 Në tabelën e mëposhtme, është dhënë numri i borsave që mbajnë ujë të nxehtë, të cilat janë shitur gjatë një muaji në një farmaci, si dhe temperaturat mesatare për çdo muaj.Muaji Temperatura mesatare (0C) Borsat e shiturajanar 2 32shkurt 4 28mars 7 10prill 10 4maj 14 6qershor 19 0korrik 21 2gusht 20 3shtator 18 7tetor 15 15nëntor 11 22dhjetor 5 29a Vizatoni një grafik me pika për këto të dhëna.b Përshkruani korrelacionin dhe marrëdhënien ndërmjet rezultateve.c Ndërtoni drejtëzën e përafrimit më të mirë për pikat në grafik.d Sa do të ishte temperatura mesatare e muajit, nëse gjatë tij u shitën 20 borsa?0 10 25 5 15 200252015105pikët e testimit IRezultatet e provimitpikët e testimit II0 40 100 20 60 80010080604020testimi I (në %) Rezultatet e provimittestimi II (në %)

