Page 88 - Demo
P. 88


                                    845 Veprime me numra 2 Rezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi/ja: kryen veprime që përmbajnë rrënjë dhe fuqi, duke përfshirë edhe fuqitë me eksponentë negativë dhe thyesorë; kryen veprime me thyesat, me numrat irracionalë etj. dhe me S; njehson dhe interpreton shkrimin standard të numrit në trajtën A q 10n, ku 1 dA fi 10 dhe n është numër i plotë.Për çfarë na shërben...Një mikroskop elektronik është shumë më i fuqishëm se një mikroskop i zakonshëm, Me të mund të shihen objekte shumë të vogla. Biologët përdorin mikroskopët elektronikë për të vëzhguar mikroorganizma, siç janë viruset. Kimistët mund ta përdorin mikroskopin elektronik për analizën e strukturave kristalore. Në ditët tona, ka mikroskopë elektronikë që mund të dallojnë objekte që janë edhe më të vogla se një nanometër (0,000000001 m). Pra, ata mund “të shohin” molekulat, madje edhe atome të veçanta.... matematika?Nëpërmjet matematikës përshkruhen madhësi shumë të vogla, siç janë gjatësitë e matura me nanometër. Pa këtë veti të saj, studiuesit nuk do të ishin në gjendje të analizonin organizmat mikroskopikë, siç janë viruset.
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92