Page 11 - Demo
P. 11


                                    Nxënësi/ja:Modifikimi i simboleve1.2 modifikon simbolet (animacionet, ilustrimet).Tashmë keni krijuar simbole movie clip të shumta në Library dhe disa shëmbëlltyra në skenë. Ju mund t’i administroni më mirë simbolet në Library, duke i organizuar ato në dosje. Por a mund t’i redaktojmë simbolet edhe pasi i kemi krijuar ose pasi i kemi importuar nga burime të tjera? Si mendoni?Aktivitet: Redaktimi i simboleveNëse duam të redaktojmë një simbol (në këtë rast kemi parasysh vetëm ndryshimin e ngjyrës së simbolit) në raport me objekte të tjera në skenë - p.sh., në objektin miu duam të ndryshojmë ngjyrën e akullores - mjafton vetëm të klikojmë dy herë mbi shëmbëlltyrën dhe do të hyjmë në symbol editing mode, që njihet si redaktimi në vend.1. Me anë të mjetit të përzgjedhjes Selection tool, klikojmë dy herë në shëmbëlltyrën miu movie clip në skenë. Aty errësohen (zbehen) të gjitha objektet e tjera (fig. 1). 2. Për të bërë redaktimin klikojmë dy herë vizatimin. Na duhet të klikojmë disa herë në vizatimet e grupuara, në varësi të numrit të elementeve përbërëse, për të arritur në formën individuale, që duam të redaktojmë (fig. 2).3. Në mjetin Paint Bucket zgjedhim një ngjyrë të re përmbushje dhe e aplikojmë atë në pjesën, që duam t’i ndryshojmë ngjyrën (fig. 3).Fig. 1Fig. 2Fig. 39
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15