Page 12 - Demo
P. 12


                                    TEMATIKA 1 ADOBE FLASH PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE4. Klikojmë në Scene 1, lart, në shirit sipër skenës, për t’u kthyer në Timeline-in kryesor. Mjafton të klikojmë dy herë në çdo pjesë të skenës jashtë grafikut me Selection tool, për t’u kthyer në nivelin tjetër më të lartë të grupit. Të gjitha shëmbëlltyrat e simbolit do të ndryshojnë sipas redaktimeve të bëra në të.Simboli movie clip në panelin Library, si dhe shëmbëlltyra në skenë, pasqyrojnë ndryshimet e bëra. Të gjitha pjesët shëmbëlltyra të simbolit do të ndryshojnë sipas redaktimeve të bëra në të. Veçimi i një shëmbëlltyre simbolNëse ju nuk doni që një objekt në skenë të jetë një shëmbëlltyrë simbol, mund të përdorni komandën Break Apart, për ta kthyer atë në formën origjinale. 1. Zgjidhni shëmbëlltyrën në skenë.2. Zgjidhni Modify>Break Apart.Flash kthen veç shëmbëlltyrën movie clip. Ajo çfarë mbetet në skenë është një grup, ku ju mund të zbatoni më tej komandën Break Apart për të redaktuar, ashtu si ju dëshironi. Bëni Undo komandën Break Apart për të kthyer objektin në një shëmbëlltyrë simbol. Ndryshimi i madhësisë dhe pozicioni i shëmbëlltyrësMund të kemi shëmbëlltyra të shumta të të njëjtit simbol në skenë. Aty, për shembull, duam të shtojmë një mace tjetër. Gjithashtu, do të shikojmë se si mund të ndryshojmë madhësinë dhe pozicionin, duke përfshirë dhe rotacionin për secilën shëmbëlltyrë në mënyrë të veçantë. 1. Zgjedhim shtresën (Layer) macja në linjën e kohës (Timeline).2. Tërheqim një simbol tjetër të emërtuar macja nga Library në skenë. Shfaqet një shëmbëlltyrë e re (fig. 4).Fig. 410
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16