Page 14 - Demo
P. 14


                                    Nxënësi/ja:1.3 Përdorimi i rulers dhe guides Ndonjëherë na kërkohet saktësi më e madhe në pozicionimin e shëmbëlltyrave të simbolit tonë. Një mënyrë e pozicionimit të objekteve në skenë është përdorimi i rulers (vizores) dhe guides(udhëzuesve), me të cilët platforma Flash na ka lehtësuar punën. Rulers-i shfaqet në anën e sipërme dhe të majtë të Pasteboard-it, për të siguruar matjen përgjatë akseve horizontale dhe vertikale. Pasteboard quhet zona gri jashtë skenës, ku mund të vendosen elementet që nuk janë të dukshme për shikuesit. Ndërsa guides janë vija vertikale ose horizontale që shfaqen në skenë, por nuk shfaqen në filmin final të publikuar.Për të punuar me rulers ndjekim hapat e mëposhtëm:1. Zgjedhim View Rulers (Ctrl+Alt+Shift+R). Gjatë anës së sipërme dhe të majtë të Pasteboard-it shfaqen Rulers horizontale dhe vertikale, me të cilat masim me pixel. Sapo lëvizim objektet në skenë, shënjuesit tregojnë pozicionin e kutisë kufizuese (bounding box) në Rulers (fig. 1).Pozicionimi i objekteve në skenë përdor vizoren dhe guides për të pozicionuar objektet në vendin e punës (Stage).Tashmë ju keni krijuar objektet si dhe i keni redaktuar ato sipas dëshirës. Diskutoni me shokët si do të vepronit për të ndryshuar pozicionimin e tyre në skenë. Aktivitet:2. Klikojmë në Ruler-in e sipërm horizontal dhe tërheqim një Guidenë skenë. Një vijë e ngjyrosur shfaqet në skenë, e cila përdoret për të treguar drejtimin (fig. 2).3. Klikojmë dy herë Guide-n e Selection tool dhe shfaqet dritarja dialoguese Move Guide (fig. 3).Fig. 1Fig. 2Fig. 312
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18