Page 16 - Demo
P. 16
Nxënësi/ja:1.4Përdorimi i efekteve të ndryshme në imazh aplikon efekte në imazh.Kur shikojmë një film në ditët e sotme, mahnitemi nga pamjet fantastike, por shpesh harrojmë se një pjesë e madhe e skenave të tyre janë punuar në kompjuter. Zakonisht na tërheq loja e aktorëve si dhe mjedisi, ku ata aktrojnë, duke e menduar si të vërtetë. E gjithë mjeshtëria qëndron tek aplikimi i efekteve speciale, të cilat bëjnë të mundur që një ambient të duket ndryshe dhe ngjarja të transmetohet sikur ndodh në të vërtetë.Në figurën 1 jepet imazhi i një skene filmi gjatë xhirimeve, ndërsa figura 2 jep imazhin e filmit që shikojmë në ekran, ku dallohet qartë ndryshimi, si rezultat i zbatimit të efekteve speciale.Aktivitet: Ndryshimi i efektit të ngjyrës së shëmbëlltyraveSeksioni Color Effect në Properties ju lejon të ndryshoni disa veti të çdo shëmbëlltyre. Këto veti mund të jenë: brightness, tint, ose alpha.Brightness (Ndriçimi) – kontrollon se sa e errët apo e çelur duket shëmbëlltyra.Tint (ngjyrimi) – kontrollon ngjyrimin e përgjithshëm.Alpha – kontrollon nivelin e patejdukshmërisë (opacity). Ulja e vlerës alpha zvogëlon patejdukshmërinë dhe rrit sasinë e transparencës. Ndryshimi i ndriçimit Për të ndryshuar ndriçimin duhet të ndiqni këta hapa:1. Me anë të Selection tool klikoni shëmbëlltyrën macja në skenë.2. Në Properties zgjidhni seksionin Color Effect Style. Në menynë e Style zgjidhni Brightness (fig. 3).3. Rrëshqisni butonin te -40% (fig. 4). Fig. 1 Fig. 2Fig. 3Fig. 414

