Page 20 - Demo
P. 20


                                    TEMATIKA 1 ADOBE FLASH PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE Zbatimi i filtrave për krijimin e efekteteve speciale Filtrat janë efekte speciale që mund të aplikojmë në shëmbëlltyrat e filmave. Seksioni Filtersqë ndodhet në Properties ofron një sërë filtrash, ku secili ka opsione të ndryshme, të cilët nëpërmjet efekteve mund të përmirësojnë pamjen e imazhit. Zbatimi i filtrit Blur Zbatimi i filtrit Blur në disa shëmbëlltyra ndihmon në dhënien e një thellësie më të madhe të skenës. Për këtë duhet të:1. Zgjedhim objektin Dielli.2. Në Properties zgjedhim seksionin Filters.3. Klikojmë butonin Add Filter në fund të seksionit të Filtersdhe zgjedhim opsionin Blur (fig. 5). 4. Filtri Blur shfaqet në dritaren Filtersme opsionet për Blur X dhe Blur Y (fig. 6).Në fund të dritares Filters ndodhet një rresht i opsioneve që na ndihmon për të administruar dhe zbatuar filtra të shumtë. Butoni Presets na lejon të ruajmë filtra të veçantë me gjithë parametrat e tyre, kështu që ne mund t’i aplikojmë ato në shëmbëlltyrat e tjera. Butoni Clipboard na lejon të zbatojmë komandat copydhe paste në filtrat e zgjedhur. Butonat Enable dhe Disable Filter na lejojnë të shikojmë shëmbëlltyrën tonë me ose pa filtrin e aplikuar. Për më shumë informacion5. Nëse 2 filtrat nuk janë të lidhura tashmë, klikojmë në ikonat lidhëse përbri opsioneve Blur X dhe Blur Y, për të lidhur efektet Blur në të dy drejtimet.6. Vendosim vlerat 10 pixel në Blur X dhe Blur Y. Shëmbëlltyra në skenë bëhet e turbullt, duke ndihmuar për të na dhënë një perspektivë atmosferike në skenë (fig. 7).Shënim: Është mirë që të mbahen parametrat e cilësisë për filtrat në nivelin Low. Vlerat më të larta kërkojnë përpunime intensive dhe mund ta prishin performancën, sidomos, kur zbatohen filtra të shumtë.Fig. 5Fig. 6Fig. 718
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24