Page 21 - Demo
P. 21
TEMATIKA 1 ADOBE FLASH PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE Eksporti si Bitmap Simbolet macja dhe miushi në këtë mësim janë të llojit movie clip, që përmbajnë grafikë të ndërlikuar vektorialë të importuar nga ilustratori. Opsioni i interpretimit i quajtur Export as Bitmap shndërron vektorin Art si një Bitmap, duke reduktuar kështu ngarkesën e performancës. Filmi mbetet si një vektor grafik i editueshëm në skedar FLA, kështu që ju ende mund ta modifikoni veprën artistike. Për këtë ndiqni këta hapa:1. Zgjidhni Selection tool.2. Zgjidhni shëmbëlltyrën movie clip macja në skenë.3. Në Properties zgjidhni opsionin Render. Në menynë që hapet zgjidhni Export as Bitmap(fig. 8).Shëmbëlltyra movie clip macja shfaqet ashtu si do të duket kur do të publikohet. Ju mund të shikoni një “zbutje” të lehtë të ilustrimit, për shkak të konvertimit të artit.4. Poshtë opsionit Render në menynë që shfaqet, lëreni të zgjedhur opsionin Transparent (fig. 9). Fig. 8Fig. 9Opsioni Tansparent e bën sfondin e simbolit movie clip si transparent. Në mënyrë alternative, ju mund të zgjidhni opsionin Opaque dhe të zgjidhni një ngjyrë për sfondin e simbolit movie clip. 1. Në figurën 1, në rubrikën Aktivitet, duke eksperimentuar me të gjitha opsionet e efektit Blending, gjeni komandat që janë zbatuar për secilën shëmbëlltyrë të emërtuar macja.2. Për çfarë shërben komanda Export as Bitmap?3. Shpjegoni funksionin e opsioneve Transparent dhe Opaque të rubrikës Display.KONTROLLONI NJOHURITË19

