Page 22 - Demo
P. 22


                                    Nxënësi/ja:1.6Programi Flash na mundëson, gjithashtu, të pozicionojmë dhe të animojmë objektet në hapësirën reale tre-dimensionale. Megjithatë për t’i lëvizur objektet në 3D, ato duhet të jenë ose simbole movie clip ose tekst TLF. Dy mjetet që na lejojnë të pozicionojmë objektet në 3D janë 3D Rotation tool dhe 3D Translation tool. Paneli i transformimit ofron informacion rreth pozicionimit dhe rrotullimit të objekteve. Kuptimi i hapësirës koordinative 3D është thelbësor për vendosjen e suksesshme të objekteve në 3D. Flash e ndan hapësirën duke përdorur tri boshte: x, y, z. Boshti x shtrihet horizontalisht përgjatë skenës me x=0 në anën e majtë. Boshti y shtrihet vertikalisht me y=0 në anën e sipërme. Boshti z shkon jashtë planit të skenës me drejtimin nga shikuesit me z=0 në planin e skenës.  Ndryshimi i rrotullimit të një objekti në 3DPër të parë ndryshimin e rrotullimit të një objekti në 3D ndjekim këta hapa:1. Shtojmë një Layer të ri në krye të shtresave dhe e riemërtojmë atë me emrin tekst (fig. 1).2. Zgjedhim Text tool nga paneli Tools. Në Properties zgjedhim TLF Text, Read Only dhe zgjedhim një font, një madhësi dhe një ngjyrë interesante për shkrimin (fig. 2). Pozicionimi i objekteve në hapësirën 3D  pozicionon objektin në 3D.Ju keni dëgjuar për filmat 3D. Disa nga ju dhe i kanë parë në kinema ose TV. Kërkoni në internet informacion lidhur me ta. Cila është teknologjia që përdoret për realizimin e tyre?Duke u nisur nga informacioni i gjetur, diskutoni me shokët si mund të realizohet pozicionimi i objekteve në 3D nëpërmjet programit Flash.Aktivitet:3. Në skenë klikojmë në Layer text dhe fillojmë të shkruajmë tekstin apo titullin që duam të shtojmë në film, p.sh., Macja dhe Miushi.4. Për të dalë nga Text tool zgjedhim Selection tool.5. Zgjedhim opsionin 3D Rotation tool.Fig. 1Fig. 220
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26