Page 23 - Demo
P. 23


                                    TEMATIKA 1 ADOBE FLASH PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVENjë objektiv rrethor shumëngjyrësh shfaqet në shëmbëlltyrë, i cili është një guidë për rrotullimin 3D. Vija gjatësore e kuqe rrotullon shëmbëlltyrën rreth boshtit x, ndërsa vija e gjelbër horizontale e rrotullon atë rreth boshtit y. Udhëzuesi rrethor blu rrotullon shëmbëlltyrën rreth boshtit z (fig. 3). 6. Klikojmë në një nga guidat: e kuqe për x, e gjelbër për y ose blu për z, rrëshqasim mausin në cilindo drejtim, për të rrotulluar shëmbëlltyrën në hapësirën 3D. Gjithashtu mund të klikojmë dhe të rrëshqasim mausin në udhëzuesin rrethor të jashtëm ngjyrë portokalli, për të rrotulluar lirisht shëmbëlltyrën në të tria drejtimet (fig. 4).  Ndryshimi i pozicionimit 3D të një objektiPërveç ndryshimit të rrotullimit të objektit në hapësirë 3D, ne, gjithashtu, mund ta lëvizim atë në një pikë të veçantë në hapësirë 3D, duke përdorur 3D Translation tool, i cili është i fshehur nën 3D Rotation tool.1. Zgjedhim opsionin 3D Translation tool.2. Klikojmë në tekst.Një guidë shfaqet në shëmbëlltyrë, e cila është për 3D Translation. Guida e kuqe paraqet boshtin x, e gjelbra boshtin y dhe blu boshtin z (fig. 5). 3. Klikojmë në një nga boshtet e guidave, rrëshqasim mausin në cilindo drejtim për ta lëvizur shëmbëlltyrën në hapësirën 3D.Rivendosja e rrotullimit dhe pozicionit të një objekti në 3DNdodh që mund të kemi bërë gabime në transformimet 3D dhe kërkojmë të rivendosim pozicionin dhe rrotullimin e shëmbëlltyrës. Për këtë na ndihmon paneli i transformimit Transform Panel.1. Zgjedhim Selection tool.2. Zgjedhim shëmbëlltyrën që duam të rivendosim.3. Hapim panelin Transform, i cili tregon të gjitha vlerat për këndet x, y dhe z dhe pozicionet.4. Klikojmë butonin Remove Transform në cepin e djathtë poshtë në Panelin Transform (fig. 6).Shëmbëlltyra e zgjedhur kthehet në parametrat e saj origjinalë.Fig. 3Fig. 4Fig. 5Fig. 6 Remove Transform21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27