Page 24 - Demo
P. 24
TEMATIKA 1 ADOBE FLASH PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVEKuptimi i pikës së konvergjencës dhe këndit të perspektivësObjektet në hapësirën 3D paraqiten në një sipërfaqe 2D dhe bëhen me perspektivë, që të duken ashtu si ato janë në jetën reale. Perspektiva e saktë varet nga shumë faktorë, duke përfshirë pikën e konvergjencës së vijave paralele dhe këndin e perspektivës, të cilat mund të ndryshohen në Flash. Pika e konvergjencës së vijave përcaktohet kur në horizont, vijat paralele të një vizatimi në perspektivë konvergojnë. Mendoni pak hekurudhën se si shinat paralele konvergojnë në një pikë të vetme sa më shumë që ato largohen në distancë. Pika e konvergjencës së vijave paralele zakonisht është në nivelin e syve, në qendër të fushës së shikimit, kështu vlerat e parazgjedhura janë pikërisht në qendër të skenës. Gjithsesi, ju mund të ndryshoni vendosjen e pikës së konvergjencës, në mënyrë që ajo të mund të duket sipër, poshtë, majtas ose djathtas nivelit të syrit. Këndi i perspektivës përcakton se sa shpejt vijat paralele konvergojnë në pikën e konvergjencës. Sa më i madh të jetë këndi i perspektivës, aq më shpejt ndodh konvergjenca dhe, si rrjedhojë, ilustrimi duket më i shtrembëruar. Për të parë më mirë se si ndikojnë këto dy parametra në objekt ndjekim hapat e mëposhtëm:1. Zgjedhim një objekt në skenë që është lëvizur ose rrotulluar në hapësirë 3D.2. Në Properties zgjeroni seksionin 3D Position and View(fig. 7).3. Klikojmë dhe tërheqim vlerat x dhe y të pikës së konvergjencës, për ta ndryshuar atë. Kjo gjë tregohet me vija të ndërprera ngjyrë gri (fig. 8). 4. Për të rivendosur pikën e konvergjencës në vlerat e paracaktuara (në qendër të skenës) klikojmë butonin Reset.5. Klikojmë dhe ndryshojmë vlerën e këndit të perspektivës për të ndryshuar sasinë e shtrembërimit. Sa më i madh të jetë këndi, aq më i madh është edhe shtrembërimi.1. Cilat janë mjetet që lejojnë pozicionimin e objekteve në 3D?2. Krijoni një layer të ri me emrin tekst dhe shkruaj një tekst. Rrotulloni tekstin dhe ndryshoni pozicionin e tij disa herë në 3D. Më pas kthejeni tekstin me parametrat e tij origjinale.3. Ç’kuptoni me pikën e konvergjencës dhe këndin e perspektivës?KONTROLLONI NJOHURITËFig. 7Fig. 822

