Page 25 - Demo
P. 25


                                    Nxënësi/ja:Krijimi i animacioneve1.7 Pjesa I: Vizatimi i fluturësPër të krijuar animacione në Flash, pothuajse në të gjitha rastet, fillohet në të njëjtën mënyrë:• së pari hapni aplikacionin Flash;• më pas klikoni File/New Flash Document.Më pas nisni të vizatoni pjesë-pjesë figurën.Hapi I: Vizatimi i krahëve të fluturës.• Vizatoni një drejtkëndësh.• Duke përdorur shigjetën te komanda Tool, tërhiqni skajet e tij për të krijuar një trapez ose formën që dëshironi. Shtoni rrathë me ngjyra të ndryshme në figurën e krijuar (fig. 1). krijon animacione (wizard) të reja.Ju tashmë jeni njohur me disa nga parametrat më kryesorë të platformës Flash dhe mënyrave të përpunimit të imazheve. Nëpërmjet kësaj detyre praktike ju do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja në krijimin e animacioneve, që bazohet në dy momente të rëndësishme: krijimin e imazhit si dhe animacioni i tij për një kohë të caktuar.Aktivitet:Detyrë praktike: Krijimi i një fluture që fluturon në mënyrë të çrregullt.• Zgjidhni krahun që sapo ndërtuat. Me komandën Modify Convert to symbol e kthejeni atë në simbol grafik me emrin krahu. • Ndryshoni pozicionin e krahut me anë të komandave në Free Transform Tool. Për të krijuar krahun e dytë ndiqni hapat e mëposhtëm:• Zgjidhni objektin në Stage.• Mbajeni butonin ALT të shtypur dhe tërhiqni krahun. Një krah tjetër shfaqet në skenë.• Zgjidhni njërin krah dhe te dritarja Properties zgjidh opsionin Brightness -15% për ta bërë ngjyrën më të errët (fig. 2). Hapi II: Vizatimi i trupit të fluturës.• Vizatoni një elips duke përdorur mjetin rrethor dhe jepni formën e duhur për të krijuar trupin e fluturës. Shtoni një rreth për kokën. Ndërsa për antenat bashkoni me 2 vija, 2 rrathë të vegjël me kokën.• Përzgjidhni gjithë vizatimin e trupit dhe shtypni F8 për ta kthyer atë në një simbol grafik me emrin trupi (fig. 3). Fig. 2Fig. 3Fig. 123
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29