Page 28 - Demo
P. 28
TEMATIKA 2 PROGRAMIMITematika 2ProgramimiPrototip i funksionit, deklarim i funksionit,rekursiviteti, gabimet në sintaksë, gabimet logjike.Koncepte kyçe: Në këtë tematikë do të njihemi me disa koncepte shumë të rëndësishme në programim. Fillimisht do të përqendrohemi te funksionet, për të kuptuar se si përdoren ato në programet kompjuterike. Do të ndalemi më pas te dy koncepte të rëndësishme, që janë deklarimi dhe thirrja e funksioneve.Gjithashtu do të ushtrohemi për të zgjidhur probleme të ndryshme të jetës së përditshme nëpërmjet një mënyre të re mendimi, që është rekursiviteti. Do të shikojmë se si rekursiviteti është zbatuar për problemin e gjetjes së faktorialit të një numri, apo për përcaktimin e kufizave të vargut të Fibonacit. Por, çdo programues në fillimet e tij bën gabime dhe ne do të prezantojmë disa më të njohurat prej tyre, për fillestarët në programim. Veç kësaj do të tregojmë se si mund të përdoren software-t, si Debugger, për të gjetur se ku janë gabimet logjike të kodit.26

