Page 29 - Demo
P. 29


                                    Nxënësi/ja:2.1 Përse i përdorim funksionet?Përvoja ka treguar që mënyra më e mirë për të krijuar një program është, ta ndërtosh atë nga pjesë përbërëse më të vogla, siç janë funksionet. Ky parim pune ndjek moton e njohur Përça dhe Sundo. Arsyet e copëzimit (strukturimit) të kodit të programeve në funksione janë:• Gjetja e gabimeve logjike. Nëse një program është shumë i madh, atëherë gjetja e gabimeve logjike është shumë e vështirë. Nëse programi strukturohet në funksione, çdo funksion mund të testohet më vete dhe të kontrollohet, nëse ka gabime logjike aty. • Ripërdorimi i programit. Disa funksione mund të përdoren në më shumë se një program. Kështu, funksione që kryejnë veprime si renditja, kërkimi i një vlere, gjetja e vlerës maksimale etj. janë funksione bazë, që përfshihen në programe më të ndërlikuara. • Shmangia e përsëritjes së kodit. Në një program mund të ndodhë që disa veprime të përsëriten. Për të shmangur këtë, veprimet rigrupohen brenda një funksioni dhe, sa herë që duhet të kryhen këto veprime, thjesht thirret funksioni. njeh konceptin e funksioneve dhe thirrjes së tyre në programimin e orientuar në objekt.Në kohët e sotme shumë kompani dhe institucione publikojnë statistika të ndryshme rreth përdorimit të gjuhëve të programimit, për të parë se cilat prej tyre kërkohen më shumë në tregun e punës. Një kompani i rendit ato në këtë mënyrë për vitin 2016 (fig. 1):Aktivitet: Kujto: Gjetja e gabimeve logjike quhet në anglisht debug.Kërkoni në internet rreth statistikave të përdorimit të gjuhëve të programimit dhe ndani me shokët e klasës këtë informacion.Funksionet dhe konceptet bazë për toFig. 127
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33