Page 30 - Demo
P. 30


                                    TEMATIKA 2 PROGRAMIMI Ndërtimi i funksioneveNë një program funksioni duhet të kryejë një detyrë të dhënë. Ashtu si në matematikë, funksioni mund të marrë në hyrje disa argumente, t’i përpunojë ato dhe të kthejë rezultatin e kërkuar. Ju mund të ndani kodin e programit tuaj në detyra dhe për çdo detyrë të ndërtoni një funksion më vete. •  Deklarimi i funksioneve. Kjo bëhet për t‘i treguar përpiluesit emrin e funksionit, parametrat që merr në hyrje dhe çfarë kthen. Sintaksa për deklarimin e funksioneve është:  lloji që_kthehet emri_funksionit (lloji_argumentit emri_argumentit, …. ).•  Përcaktimi i funksioneve. Çdo funksion ka trupin, i cili përpunon të dhënat e marra në hyrje për të realizuar detyrën e dhënë. Trupi i funksionit përfshihet brenda kllapave gjarpëruese {}.•  Thirrja e funksionit. Kur një funksion krijohet, përcaktohet se çfarë detyre duhet të kryejë ai. Për ta përdorur funksionin, ju duhet ta thërrisni atë, me qëllim që ai të realizojë detyrën e caktuar. Për të thirrur funksionin sintaksa është:  emri_funksionit (parametri).Shembull: Shkruani funksionin int shumaDynumrave(int num1, int num2), i cili llogarit dhe kthen shumën e dy numrave num1 dhe num 2. Kodi i programit që realizon shumën e numrave, jepet në figurën 2a, kurse testimi i programit tregohet në figurën 2b.Fig. 2aFig. 2bNjë program në C/C++ duhet të përmbajë të paktën një funksion, i cili është funksioni main(). Që të përdorim funksionet, duhet të kemi gjithmonë parasysh deklarimin, thirrjen dhe përcaktimin e funksioneve.28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34