Page 31 - Demo
P. 31


                                    TEMATIKA 2 PROGRAMIMINë këtë kod duhet të bëjmë kujdes për:• Komentet. Komentet fillojnë me simbolin //, nëse komenti është vetëm një rresht apo /* ….. */, nëse komenti shtrihet në më shumë se një rresht. Është shumë e rëndësishme të bëni komente për të dokumentuar programet tuaja dhe për të ndihmuar njerëzit e tjerë t’i lexojnë dhe t’i kuptojnë ato. • Direktivat e parapërpunimit. #include është një udhëzim, që i tregon përpiluesit (compiler) se ku duhet t’i kërkojë funksionet që do të përfshihen në kod. Ndërsa hyrje/dalje  është biblioteka e funksioneve dhe nëpërmjet tyre realizojnë futjen e të dhënave nga tastiera dhe afishimin e të dhënave në ekran.• int shumaDynumrave(int num1, int num2) është deklarimi i funksionit, i cili llogarit shumën e numrave num1 dhe num2.• Funksioni Main() është i domosdosshëm në çdo program. Programet C++ fillojnë zbatimin, kur thërritet funksioni Main(). Fjala kyçe int në të majtë të main tregon që funksioni main “kthen” një vlerë të plotë. • Kllapat gjarpëruese {} përmbajnë trupin e çdo funksioni. Po ashtu • std::cout dhe << udhëzojnë kompjuterin për të shfaqur vargun e shenjave, që përmbahen ndërmjet thonjëzave dyfishe. Gjithashtu, • std::cin >> udhëzon kompjuterin për të lexuar të dhëna nga tastiera.Në këtë kod vini re thirrjen e funksionit në rreshtin 21 të figurës 2a. Aty ne thërrasim funksionin shumaDynumrave(num1,num2), që do të thotë se funksionit i kalojmë vlerat e ndryshoreve num1 dhe num2. Ky funksion mbledh numrat dhe rezultatin e kthen te funksioni Main().1. Çfarë është një funksion?2. Pse është e rëndësishme ta strukturojmë kodin në funksione?3. Shkruani një program: a. i cili gjen diferencën midis dy numrave të futur nga përdoruesi;b. i cili përmban një funksion që afishon “Përshëndetje të gjithëve”.4. Çfarë kthen funksioni i mëposhtëm për n=4?KONTROLLONI NJOHURITËFjala kyçe në kod është një fjalë që rezervohet për një përdorim specifik. int funksion(int n){ int i=0, fact=1; if(n<=1) { return(1); } else { for (i=1; i<=n; i++) { fact=fact*i; } return(fact); }}29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35