Page 32 - Demo
P. 32
Nxënësi/ja:2.2 Funksionet në klasaFunksionet mund të përfshihen brenda klasave. Në këtë rast deklarimi dhe zhvillimi i funksioneve bëhet brenda klasave, kurse thirrja e tyre bëhet nga objektet. Për ta konkretizuar këtë le të shikojmë një program, i cili i afishon përdoruesit mesazhin “Ky eshte libri i notave”. Afishimi i tij do të bëhet nga një funksion brenda një klase. Për të ndërtuar këtë program ndjekim këta hapa:• Krijojmë një klasë që do ta quajmë LibriNotave, e cila do të përmbajë vetëm një funksion që do të quhet shfaq(). Ky funksion do të afishojë vetëm mesazhin “Ky eshte libri i notave”. Kodi i klasës jepet më poshtë. njeh dallimin midis deklarimit të prototipeve të funksioneve dhe thirrjes së tyre.Ashtu si në Java, edhe në gjuhën C++, të dhënat dhe funksionet organizohen në klasa, prandaj këto gjuhë kanë një qasje të programimit të orientuar në objekt (fig. 1). Jepni shembuj të klasave duke specifikuar veti dhe metoda të tyre.Aktivitet:Funksionet sipas qasjes së programimit të orientuar në objektKlasaTë dhënat 1Të dhënat 2………Të dhënat nTë dhënatFunksionetFunksioni 1Funksioni 2………Funksioni n#include // permban funksione per leximin nga tastiera dhe shfaqjen ne ekranusing namespace std;// // Krijimi i klases LibriNotave class LibriNotave{public:// funksioni qe shfaq nje mesazh, deklarimi dhe zhvillimi i tijvoid shfaq(){ cout <<“Ky eshte libri i notave!”<< endl;} // fundi i funksionit shfaq()}; // perfundimi i klases• Që të përdorim këtë klasë duhet të krijojmë objekte të saj. Prandaj, brenda funksionit Main() shkruajmë kodin e mëposhtëm.Fig. 130

