Page 34 - Demo
P. 34
TEMATIKA 2 PROGRAMIMIrezultatin e llogaritjes. Kur përcaktoni një funksion, duhet të përcaktoni dhe llojin e kthimit të rezultatit, kur ta kryejë detyrën. Në rreshtin 12 fjala kyçe void në të majtë të funksionit shfaq(), është lloji i kthimit të funksionit. Kjo tregon që funksioni shfaq()nuk do të kthejë ndonjë të dhënë. • Zakonisht emrat e funksioneve fillojnë me shkronjë të vogël dhe fjalët pasuese me shkronjë të madhe. Kllapat bosh () të funksionit shfaq() në rreshtin 12 tregojnë që funksioni nuk kërkon të dhëna për të kryer detyrën. Ai vetëm shfaq një mesazh. Pasi shfaqet mesazhi, funksioni e ka kryer detyrën e tij. Deri tani ne kemi shkruar vetëm klasën LibriNotave, por këtë klasë duhet ta testojmë. Testimi nënkupton verifikimin, nëse çdo gjë ecën sipas kërkesave. Për të testuar klasën e krijuar ndjekim këta hapa:• Thërrasim funksionin Main() dhe brenda këtij funksioni krijojmë një objekt të klasës sipas rreshtit 18. • Thërritet funksioni i deklaruar në klasë me emrin e objektit të ndjekur nga pikë (.).Në mënyrë që përpiluesi të njohë emrin e klasës dhe objektin e krijuar prej saj, duhet që klasa të deklarohet siç është bërë në rreshtat 5-13.KONTROLLONI NJOHURITË2. Brenda klasës shkruani një funksion të ri, i cili shfaq emrin e kursit dhe notën përkatëse, që ka prototipin void shfaq(string EmriLendes, int Nota);. Thirreni këtë funksion brenda funksionit Main().Fig. 31. Në klasën LibriNotave do të shtoni një funksion të ri të quajtur void shfaq(string EmriLendes). Klasa do të modifikohet si më poshtë në figurën 3:Shkruani funksionin Main(), ku të thërrisni funksionin void shfaq(string EmriLendes), i cili merr një string si argument.32

