Page 35 - Demo
P. 35


                                    Nxënësi/ja:MainThirrje funksioni AThirrje funksioni CFunksioni AThirrjeFunksioni CFunksioni B2.3 Argumentet e funksioneve Funksionet dhe thirrja e tyrePër zgjidhjen e problemave në programim, ne kemi rekomanduar përdorimin e funksioneve. Këto funksione mund të thërrasin edhe funksione të tjera brenda tyre, por duhet gjithsesi të ekzistojë vetëm një funksion kryesor, që tregon rendin se si do të thirren ato dhe si do të zbatohet tërësia e funksioneve. Funksioni kryesor njihet si funksioni Main(). Figura 1 tregon se si lidhen funksionet me njëri-tjetrin. Kështu, funksioni kryesor Main thërret funksionin A, i cili nga ana tij thërret një funksion B dhe kështu me radhë. Kur funksion A thërritet nga funksioni Main, atëherë trupi i funksionit A fillon të zbatohet dhe kur mbaron, kthen daljen e tij te funksioni Main(). Në vazhdim, funksioni Main() thërret funksione të tjera, por në të gjitha rastet ndiqet e njëjta logjikë.  Argumentet e funksionit Në informatikë, argumentet e funksionit mund të kalohen në dy mënyra: kalimi me vlerë dhe kalimi me adresë. • Kalimi i argumenteve me vlerëKur argumentet kalohen me vlerë, bëhet një kopje e vlerës së argumentit dhe kalohet në funksionin e thirrur. Për të kuptuar më mirë këtë proces, po e ilustrojmë nëpërmjet një shembulli të thjeshtë.Beni (këtu funksioni Main()) mban një tabelë (argumenti) në dorë, në të cilën shkruhet “Pershendetje te gjitheve”, si në figurën 2a. Ai merr një tabelë, shkruan të njëjtin mesazh (kopjimi i vlerës) dhe ia jep shokut të tij, Artanit, si në figurën 2b. Artani (në këtë rast funksioni që merr argumentin) e merr tabelën me mesazhin e dhënë dhe shkruan aty çfarë të dojë. Beni nuk është në dijeni të mesazhit që shkruan Artani, nëse ai e përdor atë apo e hedh fare (fig. 2c). njeh procedurat e kalimit të parametrave në funksione me vlerë ose me referencë.Kujtoni nga klasa X njohuritë e marra për përkufizimin e klasave. Ne dimë që një funksion merr në hyrje një numër të fundmë argumentesh, i përpunon ato si një makinë, dhe kthen rezultatin në dalje. Ky përkufizim është i njëjtë, si në matematikë, ashtu edhe në informatikë. Por, në informatikë hyrja përfaqësohet nga ndryshore, të cilat ruhen në një vend të memories së kompjuterit. Kështu pyetja që lind është: në funksion futen vlerat e ndryshoreve apo adresa e vendit të tyre në memorie?Aktivitet:Fig. 1HyrjeFunksioniDalje33
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39