Page 36 - Demo
P. 36


                                    TEMATIKA 2 PROGRAMIMIPikërisht, ky është rasti kur argumenti kalohet me vlerë. Një kopje e vlerës i kalohet funksionit, i cili e përdor këtë vlerë. Pasi funksioni mbaron së zbatuari, vlera e kopjuar mund të fshihet dhe bashkë me të edhe ndryshimet që ajo mund të ketë pësuar, si rezultat i veprimeve të funksionit.• Kalimi me adresëKur argumentet kalohen me adresë, funksioni merr si hyrje vendin (adresën), se ku ndodhet argumenti në memorie. Vazhdojmë me shembullin tonë për të ilustruar kalimin me adresë.Beni (funksioni Main()) mban sërish në dorë tabelën (argumentin), në të cilën shkruhet “Pershendetje te gjitheve”. Beni ia jep tabelën Artanit, por në ndryshim nga rasti i parë, Artani e merr tabelën, duke e ditur plotësisht vendin se ku ndodhet ajo, figura 3a. Artani e merr tabelën me mesazhin e dhënë dhe shkruan aty mesazhin e tij (fig. 3b) dhe tabelën ia kthen Benit. Beni ka tashmë mesazhin që shkruan Artani (fig. 3c).Në kalimin me adresë funksioni, duke njohur vendin ku ndodhet argumenti, mund të ruajë aty çdo lloj vlere. Nëse funksioni mbaron së zbatuari, vlera që ka pasur argumenti ndryshon dhe ajo ruhet sërish në të njëjtën adresë.1. Shpjegoni çfarë ndryshon për funksionin, nëse argumenti kalohet me vlerë apo me adresë.2. Nëse argumentin ia kalojmë funksionit me adresë, çfarë presim të ndodh me vlerën e tij? Por nëse argumentin e kalojmë me vlerë te një funksion, a do të ndryshojë vlera e tij? 3. Përmendni disa raste nga përvoja në programim, kur do të përdornit kalimin me vlerë dhe me adresë te një funksion.KONTROLLONI NJOHURITËPërshëndetjetë gjithëvePërshëndetjetë gjithëvePërshëndetjetë gjithëveSi kalove?Si kalove?Si kalove?Përshëndetjetë gjithëvePërshëndetjetë gjithëveFig. 2aFig. 2cFig. 3cFig. 3a Fig. 3bFig. 2b34
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40