Page 38 - Demo
P. 38
TEMATIKA 2 PROGRAMIMI Kalimi i të dhënave në funksioneNjë variabël karakterizohet nga:• Emri (identifikuesi unik). Emri i variablës është i këshillueshëm të lidhet me informacionin që ai duhet të mbajë në program.• Lloji. Lloji i nevojitet përpiluesit për të ditur se sa vend do të rezervojë në memorie për të ruajtur variablën.• Vlera. Vlera është pikërisht vlera konkrete, që do t’i jepet variablës. Kjo mund të ndryshojë në kohë.Të dhënat në një program ruhen në variabla dhe i kalohen funksionit për t’u përpunuar. Kështu, në figurën 2 tregohet që një variabël me vlerë 18 zë 4 Byte në memorien e kompjuterit dhe ruhet në adresat 1600, 1601, 1602, 1603. Kështu për këtë variabël kemi që:• vlera është 18;• lloji është numër i plotë, por që në këtë kompjuter ai zë 4 Byte (i njëjti lloj në një kompjuter tjetër mund të zërë një vend më të vogël, p.sh., 2 Byte);• adresa është 1600.Funksionet marrin në hyrje këto variabla, në të cilat ruhen të dhënat. Ne kemi dy mënyra për të kaluar variablat në funksione: nëpërmjet vlerës dhe nëpërmjet adresës. Kalimi i variablave me vlerëNë këtë rast, kur variabla kalohet me vlerë, vlera e saj kopjohet dhe i jepet funksionit. Për të kuptuar këtë shohim programin, i cili gjen vlerën e katrorit të një numri. Kodi i programit jepet në figurën 2a.Adresat në memorien e kompjuterit faktikisht nuk identifikohen me numrat të plotë, por këta numra janë vendosur nga ne për ta bërë më të thjeshtë shpjegimin.Fig. 2aFig. 2bProgramin e kemi testuar siç tregohet në figurën 2b. Në këtë rast variabla num1merr vlerën 5. Është pikërisht vlera 5, që i kalon funksionit int katrori(int num1), i cili llogarit dhe kthen vlerën 25.36

