Page 39 - Demo
P. 39


                                    TEMATIKA 2 PROGRAMIMI Kalimi i variablave me adresëNë këtë rast, kur variabla kalohet me adresë, funksioni merr në hyrje adresën se ku ndodhet e ruajtur ajo. Pasi funksioni kryen veprimet përkatëse, ai e ruan vlerën tek i njëjti vend në memorie. Për të kuptuar këtë shohim programin, i cili gjen vlerën e katrorit të një numri dhe e ruan këtë vlerë pikërisht në të njëjtin vend. Kodi i programit jepet në figurën 3a.Ne e kemi testuar sërish programin, (fig. 3b) ku vlera e variablës së quajtur num1 është 5. Por në këtë rast, funksionit katroriAdrese(int &num1) nuk i kalon vlera 5, por adresa, ku ruhet variabla num1 (si p.sh., 1600). Funksioni e lexon vlerën e variablës së ruajtur në atë vend të memories, kryen shumëzimin dhe rezultatin e vendos sërish në të njëjtin vend.Nëse variablat kalohen në funksion me vlerë apo me adresë, kjo do të varet gjithmonë nga kërkesat që parashtrohen për funksionin. Por ky vendim është shumë i rëndësishëm në programim, prandaj duhet të bëni gjithmonë kujdes.1. Më poshtë është dhënë funksioni: int funksionPanjohur(int num1) { return num1*num1*num1; }Çfarë bën ky funksion? Si do ta thërrisnit atë brenda funksionit Main()?2. Si do ta ndryshonit funksionin, nëse në vend të vlerës do të kalonit adresën e variablës num1?3. Shpjegoni teorikisht ndryshimin midis kalimit të parametrave të funksionit me vlerë dhe atij me adresë.KONTROLLONI NJOHURITËFig. 3aFig. 3b37
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43