Page 43 - Demo
P. 43


                                    TEMATIKA 2 PROGRAMIMIFig. 2Fig. 3Në këtë program, cikli for llogarit dhe shfaq vlerat Fibonacci për numrat e plotë 0-14. Thirrjet e funksionit Fibonacci brenda funksionit main nuk janë thirrje rekursive, por thirrje për shkak të ciklit for. Funksioni Fibonacci teston rastin bazë ose kushtin, për të përcaktuar, nëse numri është i barabartë me 0 ose 1 (rreshti 18). Në qoftë se është e vërtetë, kthehet 1. Në qoftë se numri është më i madh se 1, hapi rekursiv (rreshti 21) gjeneron dy thirrje rekursive, secila për një problem më të thjeshtë se funksioni origjinal i thirrur. Për të kuptuar se si nga një problem më i madh kalohet në një problem më të vogël, shikojmë figurën 4. Figura 4 tregon se si funksioni Fibonacci vlerëson Fibonacci(3). Gjithashtu këtu tregohet që vlerësimi i Fibonacci(3) shkakton dy thirrje rekursive, Fibonacci(2) dhe Fibonacci(1). 41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47