Page 44 - Demo
P. 44


                                    TEMATIKA 2 PROGRAMIMI Rekursiviteti kundrejt iteracioniNë algoritmikë kemi dy qasje për zgjidhjen e problemit: iteracionin dhe rekursivitetin. Ndryshimet dhe të përbashkëtat midis tyre janë:• Iteracioni përdor një strukturë përsëritjeje (ciklet); rekursiviteti përdor një strukturë përzgjedhëse (përzgjedh të dhënat në hyrje). Të dy qasjet kryejnë përsëritjen.Rekursiviteti e kryen përsëritjen nëpërmjet thirrjeve të funksioneve në mënyrë të përsëritur, kurse iteracionet nëpërmjet cikleve. • Të dy përfshijnë një test përfundimi. Iteracioni përfundon, kur kushti i vazhdimësisë së ciklit nuk plotësohet; rekursiviteti përfundon, kur arrihet rasti bazë apo kushti i rekursivitetit plotësohet. • Iteracioni modifikon një numërues, derisa ky i fundit arrin një vlerë që e bën kushtin e vazhdimësisë së ciklit të mos plotësohet. Rekursiviteti prodhon versione më të thjeshta të problemit origjinal, derisa arrihet rasti bazë. • Iteracioni dhe rekursiviteti mund të ndodhin pafundësisht. Një cikël i pafundmë ndodh me iteracionin, në qoftë se vazhdimësia e ciklit nuk bëhet kurrë “Gabuar”. Rekursiviteti i pafundmë ndodh në qoftë se hapi i rekursivitetit nuk e zvogëlon problemin gjatë çdo thirrjeje rekursive, në mënyrë që të konvergojë në rastin bazë. 1. Llogaritni nëpërmjet programit të Fibonaccit vlerën e kufizës së 100.2. Tregoni me anë të një skeme se si gjen funksioni Fibonacci, figura 2, rreshtat 16-22, kufizën e 5-të të vargut.3. Shpjegoni ndryshimet midis një algoritmi iterativ dhe atij rekursiv.KONTROLLONI NJOHURITËKthe 1 Kthe 0kthe Fibonacci ( 1 ) + Fibonacci ( 0 ) Kthe 1kthe Fibonacci ( 2 ) + Fibonacci ( 1 )Fibonacci ( 3 )Fig. 442
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48