Page 45 - Demo
P. 45


                                    Nxënësi/ja: Gabimet në sintaksë dhe gabimet logjikeKur programojmë bëjmë shpesh gabime dhe këto gabime ndahen në dy lloje: gabime të sintaksës dhe ato logjike.Gabimet e sintaksës zbulohen gjatë kohës së përpilimit dhe ne nuk kemi mundësi ta përdorim programin, derisa ato të ndreqen. Nëse po përdorni përpiluesin e Visual Studio C ++, gabimet që do të shihni janë të listuara.Gabimet e sintaksës do të shfaqen në dritaren Output. Në figurë tregohet pamja e ekranit me një gabim, i cili është rrethuar me të kuqe.Gabimet logjike nuk janë gabime të përpilimit, prandaj programi do të përpilohet dhe do të zbatohet. Megjithatë, ka shumë të ngjarë, që nuk do të na japë rezultatet e sakta. Këto gabime mund të jenë të vështira për t’u gjetur.Çdo gabim i zakonshëm tregon një shembull gabimi dhe korrigjimi (në të kuqe), që do të rregullojë gabimin. Gabimet e sintaksës së thjeshtë Në këtë pjesë do të trajtojmë disa nga gabimet më të hasura në fillimet e programimit. Do të sqarojmë pse ndodhin dhe se si mund të korrigjohen.Gabimet e sintaksës realizon korrigjimin e programeve.Një gabim logjik, një defekt i papritur, një e metë në një program kompjuterik njihen në informatikë me emrin Bug, që në anglisht do të thotë Insekt. Arsyeja pse një gabim logjik në një program kompjuterik quhet insekt nuk është shumë e qartë, por shumë profesionistë të fushës e lidhin me një histori. Sipas kësaj historie, në shtator të 1945 Grace Hopper zbuloi që kompjuteri i quajtur Harvard Mark II po gjeneronte përgjigje të gabuara. Ajo vendosi të shqyrtonte kompjuterin më afër për të parë se nga vinte problemi, por vuri re një insekt në kontaktet elektromagnetike të kompjuterit. Kjo shkaktonte mosmbylljen mekanike të këtyre kontakteve. Ajo arriti të kapë insektin dhe ta heqë nga ai pozicion dhe shkroi në kompjuter: “Një insekt u gjet”. Që nga ajo kohë, termi Bug u bë shumë familjar në programim dhe shumë programues preferojnë të përdorin fjalën Bug në vend të fjalës gabim. Aktualisht, ky term përdoret gjerësisht edhe në terminologjinë shkencore pavarësisht gjuhës së folur. Kërkoni në internet për të kuptuar më shumë rreth origjinës së emrave: Java, Google, virus apo spam.Aktivitet:2.743
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49