Page 48 - Demo
P. 48


                                    Nxënësi/ja:2.8Kur programojmë, ne bëjmë dy lloje gabimesh: gabimet e sintaksës, që vërehen gjatë përpilimit dhe gabimet logjike. Gabimet logjike (bugs) nuk privojnë një program nga përpilimi i suksesshëm, por mund të sjellin që programi të prodhojë rezultate të gabuara gjatë zbatimit të tij. Software-t që lejojnë monitorimin e programit gjatë zbatimit për të lokalizuar gabimet logjike quhen debugger. Debugger është një nga mjetet më të rëndësishme të programit. Disa nga gabimet logjike që hasen më shpesh në programim janë:1. Variablat e painicializuara int numer; while (numer < 100) {  cout << numer;  numer++; }Pse programet e mia nuk hyjnë në ciklin while?Në gjuhët e programimit C/C ++, variablat nuk janë inicializuar automatikisht. Në fragmentin e mësipërm të kodit, variabla numer nuk ka një vlerë fillestare. Nëse do të kishim dashur të ndërtonim një program, i cili duhet të afishojë numrat nga -100 në 99, nga zbatimi i këtij kodi, ne nuk do të arrinim të përftonim këtë rezultat. Gabimi qëndron vetëm te mosdhënia e vlerës fillestare të variablës numer. Visual Studio do t’ju japë paralajmërimin e mëposhtëm, por ende do të lejojë që përpilimin të ketë sukses dhe do t’ju lejojë të zbatoni programin. Ju duhet të vini re të gjitha paralajmërimet dhe të përpiqeni të rregulloni të gjitha gabimet.Warning C4700: uninitialized local variable ‘count’ usedKodi i korrigjuar do të ishte:Gjetja e gabimeve logjike (I)  mundëson testimin dhe gjetjen e gabimeve.Në kodin e mëposhtëm ka një gabim logjik. Gjeni gabimin dhe korrigjojeni atë.Aktivitet:int vlera; do { //... vlera = 4; } while(!(vlera == 17) || !(vlera == 4))int numer -100; while (numer < 100) {  cout << numer;  numert++; }46
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52