Page 51 - Demo
P. 51


                                    Nxënësi/ja:2.9Për të gjetur gabimet logjike, një IDE ofron edhe software-in e quajtur Debugger, i cili ndihmon në shfaqjen e variablave gjatë zbatimit të programit. Për të përdorur Debugger duhet të ndiqen disa hapa: Përdorimi e pikave të thyerjesPikat e thyerjes (Breakpoint) janë shënues, të cilët mund të vendosen në çdo rresht të zbatueshëm të kodit. Kur një program arrin një breakpoint, zbatimi i programit ndalon, duke lejuar kontrollin e vlerave të variablave për të ndihmuar në gjetjen e një gabimi logjik. Për shembull mund të kontrolloni vlerën e variablës, që ruan rezultatin e një llogaritje, për të përcaktuar nëse llogaritja është kryer saktë.  Vendosja e pikave të thyerjesJu duhet të hapni skedarin në të cilin është shkruar kodi i programit. Përdorni Solution Explorer në rast se projekti juaj përmban më shumë se një skedar. Për të futur një pikë thyerje klikoni brenda shiritit tregues të përmasave, pastaj në rreshtin e kodit, ku dëshironi ta thyeni ose klikoni me të djathtën në rreshtin e kodit dhe zgjidhni Breakpoint,Insert Breakpoint. Në rreshtin e kodit do të vini re pikën e kuqe si në figurën 2.Gjetja e gabimeve logjike (II)Krijoni një projekt në Visual Studio. Përpiloni projektin dhe më tej te menyja Debug, zgjidhni Start Debuggins, si në figurën 1. Tregoni se çfarë ndodh me dritaren e consol-ës.Aktivitet: mundëson testimin dhe gjetjen e gabimeve logjike.Fig. 1Fig. 249
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55