Page 53 - Demo
P. 53
TEMATIKA 2 PROGRAMIMIPërdorimi i komandës Continuepër të vazhduar zbatimin e programitPër të vazhduar zbatimin, zgjidh Debug > Continue. Komanda Continuevazhdon zbatimin e programit deri në breakpoint-in tjetër ose, kur vjen fundi i funksionit main(). Programi vazhdon zbatimin dhe ndalon për x=1 dhe x=2. Figura 4 tregon pikërisht rastin, kur vlera e x arrin 2. Duke vazhduar më tej me komandën Continue, arrijmë në figurën 5. Nëse shohim dritaren, kur vlera e x=3, vlera e tabelës nuk ka kuptim. Pikërisht ky është një gabim logjik, i cili vjen për shkak të kalimit të kufijve të tabelës. Kjo ju ndihmon të përcaktoni gabimet logjike në programin tuaj. 1. Shpjegoni çfarë është një Debugger?2. Përse përdoren Breakpoint-et dhe si na ndihmojnë ato për të gjetur gabimet logjike.3. Përdorni Debugger për të gjetur gabimin te kodi i mëposhtëm:KONTROLLONI NJOHURITËint numer; while (numer < 100) { cout << numer; numer++; }Vazhdimi i zbatimit të programit deri në fundPërdorni komandën Debug > Continue, për të zbatuar kodin pas breakpoint-it pasardhës. Fshirja e breakpoint-itKur programi mbaron së zbatuari, klikoni Breakpoint në shiritin tregues të marzheve dhe kjo pikë fshihet automatikisht. Fig. 5Fig. 451

