Page 55 - Demo
P. 55


                                    Nxënësi/ja:3.1Rëndësia e algoritmeve Rëndësia e algoritmeveNga këndvështrimi teorik, studimi i algoritmeve, ndonjëherë i quajtur Algoritmikë, ka qenë një gur themeli për shkencat kompjuterike. David Harel në librin e tij të titulluar “Algoritmika: Shpirti i Informatikës”, është shprehur: “Algoritmika është më shumë se një degë e shkencave kompjuterike. Është thelbi i shkencës kompjuterike në të gjitha drejtimet dhe mund të thuhet që është e lidhur me shumë fusha të shkencës, biznesit dhe teknologjisë. Programet kompjuterike nuk mund të ekzistojnë pa algoritmet. Duke marrë parasysh aplikimet kompjuterike, që janë bërë të domosdoshme pothuajse në të gjitha aspektet e jetës tonë, profesionale dhe personale, studimi i algoritmeve është kthyer në një domosdoshmëri për shumë njerëz.”Një arsye tjetër për të studiuar algoritmet është dobia e tyre në zhvillimin e aftësive analitike. Në fund të fundit, algortimet mund të shihen si lloje të veçanta të zgjidhjeve të problemit dhe jo vetëm thjesht përgjigjet, por procedura të përcaktuara saktësisht për marrjen e përgjigjeve.Rrjedhimisht, teknika të veçanta të dizenjimit të algoritmeve mund të interpretohen si strategji për zgjidhjen e problemeve, që mund të jenë të dobishme pavarësisht nëse një kompjuter është i përfshirë apo jo. Natyrisht saktësia e imponuar në mënyrë të natyrshme nga mendimi algoritmik kufizon llojet e problemeve që mund të zgjidhen me një algoritëm. Domethënë që ju nuk mund të gjeni një algoritëm, për shembull, se si të bësh një jetë të lumtur ose si të bëhesh i pasur dhe i famshëm. Nga ana tjetër, saktësia e kërkuar në algoritëm ka një përparësi të rëndësishme arsimore. kupton algoritmin dhe mëson se çfarë bën ai.Beteja e Anglisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte ndër betejat më të ashpra, e zhvilluar kryesisht në frontin ajror. Dinamika e ngjarjeve ishte shumë e shpejtë dhe britanikët, së bashku me aleatët e tyre, nuk mund të bënin gabime. Për të planifikuar çdo taktikë dhe për të marrë vendime strategjike, forcat ushtarake bashkëpunuan ngushtë me grupe shkencëtarësh të fushave të ndryshme. Një shembull konkret është ai i helikopterëve anglezë, që pilotoheshin nga një grup prej dy personash, ku njëri pilotonte, kurse tjetri ishte mekanik. Por pilotët duhet të ishin të kombinuar me mekanikët që komunikonin në gjuhën e tyre dhe kishin zakone të njëjta. Matematikanët në atë kohë, i shoqëruan këtij problemi një lloj grafiku, si në figurën 2, ku një bashkësi e nyjeve (nyjet 1, 2, 3, 4, 5) përfaqësonin pilotët dhe bashkësia tjetër (nyjet A, B, C, D, E) mekanikët. Një lidhje, e paraqitur me vizë, ekziston ndërmjet nyjeve, nëse mekaniku përkatës mund të qëndronte me pilotin në një helikopter. Kështu, problemi përpiqej të gjente numrin maksimal të çiftimeve (në rastin e figurës 2 vizat më të trasha paraqesin kombinimin më të mirë për këtë shembull). Problemi njihet në literaturë si “maximum bipartite matching”.Aktivitet:12345ABCDEFig. 1Fig. 253
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59